Xhaçka në Forumin e Dubrovnikut: Kostoja e izolimit të Ballkanit Perëndimor, më e lartë se kostoja e integrimit! Borrell: BE duhet ta mbajë Ballkanin në rrugën evropiane

Xhaçka në Forumin e Dubrovnikut: Kostoja e izolimit të Ballkanit Perëndimor, më e lartë se kostoja e integrimit! Borrell: BE duhet ta mbajë Ballkanin në rrugën evropiane

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Forumin e Dubrovnikut “Gjeopolitika Post-Pandemike: Së bashku në një botë veçmas”.

Në panelin “Komuniteti Ndërkombëtar dhe Ballkani Perëndimor: Si t’i japim fund karantinës”, Ministrja Xhaçka nënvizoi rëndësinë e reformave të ndërmarra në Shqipëri, si pjesë e proceseve integruese dhe transformuese, ndërsa e krahasoi karantinën e popujve për shkak të pandemisë, me karantinën izoluese të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të mosmarrjes së një vendimi për zgjerimin nga BE.

Sipas saj, BE duhet të jetë e vetëdijshme se kostoja e izolimit të Ballkanit Perëndimor është shumë herë më e lartë se kostoja e integrimit.

“ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e merituan të merrnin një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Pavarësisht se u premtua kjo datë nuk u dha e nuk dihet ende se kur kjo konferencë mund të mbahet. Megjithatë ne nuk jemi të demovituar. Përkundrazi,  ekziston një motiv i përbashkët midis vendeve të rajonit tonë për të mos ju dorëzuar karantinës së integrimit,  por për të punuar së bashku, me synimin e qartë të ndërtimit të Evropës brenda hapësirës sonë të përbashkët”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Në panel merrnin pjesë përfaqësuesi i lartë i BE, Joseph Borrel dhe ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Borrell, tha se BE-ja duhet ta mbajë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:48
Borrell: BE duhet ta mbajë Ballkanin në rrugën evropiane

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja duhet ta mbajë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane. Borrell iu drejtua të shtunën një forumi në Dubrovnik.

BE-ja është kombinimi më i mirë i lirive politike dhe i përparimit ekonomik, si dhe i solidaritetit shoqëror në botë. Ne nuk jemi të përsosur, por jemi më të mirët, prandaj duhet të vazhdojmë me të gjithë ata që e ndajnë vizionin tonë. Kjo do të thotë të ruajmë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë ringjalljen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës”, tha Borrell.

Ai tha se dalja nga pandemia e koronavirusit duket në horizont, por shtoi se të gjithë duhet të qëndrojnë zgjuar, për shkak të varianteve të reja që shfaqen.

Borrell tërhoqi vërejtjen për përkeqësimin e situatës në Afrikë, ku vetëm tre për qind e popullatës është vaksinuar kundër koronavirusit, krahasuar me 60 për qind në Evropë.

Borrell vlerësoi se një nga pasojat e pandemisë do të jetë “një botë gjithnjë e më e pasigurt, më pak e barabartë dhe më pak e lirë”.

“Pabarazia do të jetë e dukshme jo vetëm midis vendeve, por edhe brenda secilit vend individual”, tha ai.

Borrell tha se është e rëndësishme se si BE-ja do të pozicionohet në trekëndëshin me SHBA-në dhe Kinën, e cila, sipas tij, po bën zhvillim të mahnitshëm ekonomik.

Po sipas tij, ndikimi i Kinës po rritet në të gjithë botën.

Ai tha se beson se konkurrenca midis Kinës dhe SHBA-së do ta formojë botën në dekadat e ardhshme dhe se BE-ja duhet të vendosë një drejtim të qartë, “duke parë përmes syzeve të saj”./REL

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë