Xhaçka në Rinas për përgatitjet e fundit! Afganëve do u bëhet tamponi, kush del pozitiv me COVID, do karantinohet

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shkuar mesditën e sotme në Rinas, për të inspektuar situatën për pritjen e afganëve, në një kohë që në Aeroport po bëhen përgatitjet e fundit. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t'u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t'u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS. Nga sa Report Tv mëson se afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës. Gjithashtu, mësohet se nisur nga fakti që jemi në një periudhë pandemikë, afganëve do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar. Në momentin që do të ketë persona që do të rezultojnë pozitiv me COVID, ato do të karantinohen.


Lajmi kryesor:

Në pritje të afganëve në Shqipëri, shtyhet fluturimi! Do u bëhet tamponi në konvikte, kush del me COVID do karantinohet! Xhaçka në Rinas, ngrihen çadrat ushtarake! (Itinerari)


B.K./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë