Xhaçka nga Kakavija përsërit apelin: Kthehuni në shtëpi! Vijojnë negociata me Greqinë për shtim të mjekëve dhe sporteleve (VIDEO)

Nga Kakavija, aty ku ndodhet prej disa orësh, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaka u ka bërë thirrje qytetarëve që të kthehen pasi shanset për të kaluar kufirin janë pothuajse zero. Ajo ka bërë me dije se negociatat me palën greke po vijojnë për të rritur kapacitetin e mjekëve që bëjnë tampnin dhe të sportele, dhe për këtë thotë se ka një dashamirësi nga ana e shtetit fqinj për të gjetur një zgjidhje.

"Nuk i thyejmë dot rregullat, nuk vendosim politikën që vendos shteti fqinj, por mund të bëjmë që të kërkojmë më shumë kapacitet dhe njerëz që procesi të jetë me ritme më të mira, nga dje sot kemi përmirësim, qoftë qytetarëve brenda një ore qoftë me fluksin e gjithë ditës, por nuk është i mjaftueshëm, që e gjithë radha të mund të kalojë kufirin deri në momentin që do të hyjnë rregullat e reja.

Prandaj kemi njoftuar qytetarët që të ushtrojnë arsye, se një pjesë e madhe nuk do të arrijnë të kalojnë kufirin, dhe do ishte e udhës që të ktheheshin në shtëpi, dhe t'i nënshtrohen rregullave të reja. Kjo nuk është një situatë e zakonshme, nuk na e merrte mendja që do jetonim në një situatë të tillë ku e gjithë bota është paralizuar nga COVID dhe nuk duhet të sillemi sikur kjo nuk ekziston. E mirëkuptoj dhe pa diskutim në aspektin njerëzor jam e keqardhur për ata njerëz që kanë punë urgjente dhe tani kanë të drejtë me ngut për t'u kthyer, se bëhet fjalë për ata që kanë mundësi të udhëtojnë.

Nga ata që udhëtojnë janë 80% rezident, të tjerë nënshtetësi greke, që nuk bëhet fjalë për udhëtim turistik dhe ky korridor është i hapur vetëm për këtë kategori, që do të thotë nuk ka tendencë për t'i lënë njerëzit në radhe dhe pastaj për shumë shqiptar që janë rezident, që punojnë e jetojnë, paguajnë taksa dhe kontributor. Nuk ka tendencë, ne po informojmë njerëzit, që po njoftojnë njerëzit për ritmet e hyrjes, që të bëjnë llogaritë e tyre që nuk e kalojnë kufirin dot sot. Deri sa të mbyllet pika, shpresojmë që ky orar të shtyhet dhe ka predispozitë pozitive për të rritur kapacitet njerëzor, qoftë për mjekëve dhe për të shtuar sportele, por edhe kjo ka vështirësitë e veta, pavarësisht dashamirësish për ta ofruar.

Shpresojmë që orari të shtyhet.

Të gjithë po humbasim pak nga e përditshmja jonë në këto kohë. Kjo kategori udhëtarësh e kanë pasur mundësinë të lëvizin, kanë ardhur këtu për arsye të tyre, dhe për faktin se kanë lëvizur në kohë të paqarta kanë të detyruar t'u nënshtrohet këtyre masave. Nuk është vetëm Greqia, i ka vendosur Anglia e Francën, nuk protestuam kur Itali mbylli kufijtë, as kur i mbyllëm ne, sepse kjo ishte mënyra jonë për të mbrojtur qytetarët. Këto masa do i respektojmë. Maksimumi është që ritmet të jenë më të shpejta, por kjo nuk do e zgjidh problemin", tha Xhaçka.


Lajmi kryesor:

Arrihet marrëveshja! Rama: Sot do të punohet në Kakavijë edhe gjatë natës! Nga nesër kush hyn në Greqi 1 javë në karantinë! Qytetarët: Jemi shumë të gëzuar (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen