Xhaçka takim online me ambasadorët e BE: Kushtet janë plotësuar, BE të mbajë fjalën për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare gjatë 2021

Xhaçka takim online me ambasadorët e BE: Kushtet janë plotësuar, BE të mbajë fjalën për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare gjatë 2021

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave dhe se shpreson se BE t'i qëndrojë fjalës së saj për të mbajtur gjatë 2021 Konferencën e parë Ndërqeveritare. Gjatë një takim online që ajo zhvilloi me ambasadorët e BE-së në vendin tonë, Xhaçka tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE

"Zhvillova një video- konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Mirënjohje ndaj Ambasadorit Soreca për punën e tij të mirë dhe për organizimin e mbledhjes, ku shkëmbyem pikëpamjet tona rreth këtij viti vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Falënderova ambasadorët për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre të mirë për një bashkëpunim të frytshëm.

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mbetemi optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj duke arritur në një kompromis për kornizën negociuese dhe duke caktuar një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare gjatë 2021", shkruan Xhaçka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:49
Integrimi në BE dhe vaksinat anti-COVID, Soreca: BE-ja do të vazhdojë të mbështesë qytetarët shqiptarë

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter ka zbuluar më shumë lidhur me video-konferencën e homologëve të tij me ministren e jashtme, Olta Xhaçka.

Ai shkruan se gjatë takimit kanë biseduar lidhur me integrimin në BE dhe vaksinat anti-COVID.

Soreca ka shtuar gjithashtu se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë qytetarët shqiptarë.

I.K/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës