Xhaçka takon homologun çek në Pragë: Çekia, mbështetëse e palëkundur në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një vizitë në Pragë, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Jan Lipavský.

Takimi mes dy Ministrave u fokusua në bashkëpunimin dy dhe shumëpalësh, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe situatën e sigurisë në Evropë e më gjerë.

Ministrja Xhaçka vlerësoi asistencën e vyer të Çekisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, sidomos gjatë kryesimit aktual të BE.

Ndërsa, Ministri Lipavský rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Çekisë, për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Gjatë kësaj vizite, u nënshkrua edhe Marrëveshja në fushën e Kulturës mes dy vendeve.

Vizita e kryediplomates shqiptare përkon me kremtimin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Çekosllovakisë, si dhe me mbajtjen nga Çekia të Presidencës 6-mujore të Bashkimit Evropian.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 13/09/2022 13:12

    Po si jo, detin dhe Butrintin ia dha Edvin shkjau shqipfolës tradhtar i pështirë i Surrelit. Tani do jap edhe…..

    Përgjigju
    • !!!: 13/09/2022 13:43

      Arberori, si u bere vella? Mos u demoralizo, do permiresohesh e do behesh mire!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital