Marrëveshja e detit, Xhaçka takon Dendias në Athinë: Të përkushtuar të ecim drejt një zgjidhje me përfitim reciprok! Mediat greke: Athina kërkon dërgimin e çështjes në Hagë

ATHINË- Një takim zyrtar është zhvilluar ditën e sotme mes ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe homologut të saj grek në Nikos Dendias. Në fokus të takimit ishte çështja e marrëveshjes së detit, ku Dendias i ka kërkuar ministres Xhaçka, të shqyrtojë mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje që do t'i referojë përcaktimit të zonave ekskluzive ekonomike të Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Kjo është pohuar edhe nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila thotë se kanë diskutuar në parim edhe për çështjet që kanë të bëjnë me gjetjen e zgjidhjeve te nevojshme përfshirë ligjin e luftës, marrëveshjet kufitare mes dy vendeve si dhe referimin në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të çështjes së kufizimit të zonave detare, duke shprehur përkushtimin për të ecur përpara drejt zgjidhjeve me përfitim reciprok.

Sipas Xhaçkës mes dy homologëve është zhvilluar një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Xhaçka në deklaratën e saj i shpreh Dendias mirënjohjen për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve dhe e falenderon për mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.

‘Kënaqësi të takoja homologun tim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona Shqipëri-Greqi. Mirënjohje Ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t'u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit tonë dhe të rajonit. ‘- u shpreh Xhaçka.

Ndërkohë siç shkruajnë mediat greke, rezultate e takimit të dy ministrave do të përcaktojnë edhe diskutimet që do të zhvillohen më 6 dhjetor, ditën kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të mbërrijë në Tiranë dhe do të takojë homologun e tij Edi Ramën.

Në 20 tetor 2020, Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta dërguar në Hagë, çështjen e detit, mirëpo ku kanë kaluar pothuajse 2 vjet, kjo ende nuk ka ndodhur. Megjithatë, asnjë takim në nivel teknik nuk ka ndodhur për të çuar më tej marrëveshjen.

Kujtojmë se në një intervistë pas vizitës në Tiranë, Dendias pati deklaruar se për të çuar çështjen e ndarjes së detit, Greqia dhe Shqipëria do të presin ikjen e Presidentit ilir Meta. Kryediplomati grek u shpreh se Meta ende nuk ka dhënë autorizim për këtë çështje. Kjo solli edhe reagimin e Metës, i cili i trembur nga deklaratat e kryediplomatit nga Athina doli në konferencë shtypi duke i dhënë llogari qeverisë greke dhe duke banalizuar rolin institucional të kreut të shtetit.

Greqia dhe Shqipëria kishin rënë dakord për një zgjidhje për marrëveshjen e detit në vitin 2009, por ajo nuk u zbatua kurrë, pasi Shqipëria nuk e ratifikoi atë, pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen. Ishte kryeministri aktual shqiptar, Edi Rama, si lider i opozitës në atë kohë, ai që çoi marrëveshjen e ZEE të 2009 duke e çuar në gjykatë, vitin kur vendi u anëtarësua zyrtarisht në NATO.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Takimi me Dendias në Athinë, Xhaçka: Diskutuam në parim dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën e Hagës

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zbardhur takimin që ka zhvilluar me homologun grek Nikos Dendias. Sipas kryedipomates shqiptare, gjatë takimit ministrat kanë diskutuar në parim edhe për çështjet që kanë të bëjnë me gjetjen e zgjidhjeve te nevojshme përfshirë ligjin e luftës, marrëveshjet kufitare mes dy vendeve si dhe referimin në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të çështjes së kufizimit të zonave detare, duke shprehur përkushtimin për të ecur përpara drejt zgjidhjeve me përfitim reciprok.

‘Gjatë takimit të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe shkëmbyen ide për përmirësimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen. Ata diskutuan gjithashtu agresionin e paligjshëm rus kundër Ukrainës dhe ndikimin e tij në rajon. Ministrja Xhaçka theksoi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë mbështeten nga miqësia mes dy vendeve dhe popujve, partneriteti në NATO-s dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen evropiane të rajonit. Ajo nënvizoi gjithashtu faktin se të dyja vendet kanë vendosur një nivel efektiv dhe konstruktiv bashkëpunimi për të gjitha çështjet me interes të përbashkët. Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe shprehu besimin se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i dobishëm për rajonin në tërësi. Gjatë takimit ministrat u ndalën edhe diskutuan ne parim çështjet që kanë të bëjnë me gjetjen e zgjidhjeve te nevojshme përfshirë ligjin e luftës, marrëveshjet kufitare mes dy vendeve, referimin në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të çështjes së kufizimit të zonave detare, duke shprehur përkushtimin për të ecur përpara drejt zgjidhjeve me përfitim reciprok.’- shkruan Xhaçka.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 02/12/2022 15:51

    Paskan dalur gjithe idiotet e Saliut ketu. Harruan qe kete litar te kufijeve detar na i la peshqesh Saliu.

    Përgjigju
  • Gjaqka: 02/12/2022 14:16

    Kjo gjaqka osht investitore strategjike. Do boj resort tmodh shume. Do punsoj plot 19 kamarjera

    Përgjigju
  • Sbei: 02/12/2022 13:58

    Tradhetia nuk ka brire.

    Përgjigju
  • Arban: 02/12/2022 13:08

    Po pronat e cameve? Apo gjithmone gati tu grekut se mos na merziten?

    Përgjigju
    • Supaxhiu: 02/12/2022 13:53

      Rama eshte tradhetar. Po te ishte patriot do i kishte marre pronat e cameve. Sepse greku nuk ka asnje kapacitet per te te prishur pune me integrimin nese kerkon pronat. Mos votoni per Ramen.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën