Xhaçka kërkesë ministrit të Jashtëm të Sllovakisë: E falenderoj për donacionin 30 mijë euro për spitalet COVID! I kërkova të lejojë zyrë përfaqësimi të Kosovës në Bratislave (VIDEO)

Ministrja e punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korčok, i cili viziton vendin tonë në kuadër të një turi rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi e mbështetja për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit, dhe solidarizimi për përballimin e pandemisë globale COVID-19, kanë qenë temat e diskutimit mes tyre në këtë takim.

Xhaçka e ka falenderuar ministrin për mbështetjen e dhënë me 30 mijë euro për ndërtimin e një prej spitaleve COVID si dhe për mbështetjen në kuadër të rindërtimit. Gjatë konferencës Xhaçka ka deklaruar se i ka kërkuar ministrit të Sllovakisë të lejojë mundësinë e një zyre të përfaqësimit të Kosovës në Bratislave, pavarësisht qëndrimeve të kundërta që ndajnë sa i përket statusit të Kosovës.

"E falenderoj për mbështjetjen që i ka dhënë Shqipërisë në mbështetjen në integrimin në BE.  Ndava kënaqësinë me vlerësim e Shqipërisë. Niveli i demokracisë në vendet e rajonit ka pësuar një rënie të dukshme. E çomojmë faktin që sllovakia poo  angazhohet kaq seriozisht në rajonin tonë në një kohë kur vëmendja e vendeve të tjera është te COVID.

Ne ndajmë qëndrime të kundërta sa i përket statusit të Kosovës. Ndajmë qëndrime të kundërta sa i pëket statues së Kosovës por innteres të përbashkët në kosolidimin e paqes.  Për këtë arye i kërkova të lejojë mundësinë e një zyre të përfaqësimit të Kosovës në Bratislave. Kjo do shërbemne si një mkundësi  e mire mes dialogur ndaj Kosovës dhe serbisë. Mbetet për të krijuar një mjedis më tërheqës për onvestitorët tanë. Falenderojnë për donacionin 30 mijë euro për një nga spitalet për pandeminë", tha Xhaçka.

Nga ana tjetër ministri i Sllovakisë ka deklaruar se e mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë duke thënë se vendi jonë ka bërë përpara në reforma.

"Unë ju përgëzoj për  përparimin dhe jam i sigurt se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pranë integrimit në BE.  Minstrja e përmendi Kosovën, e theksoj se Sllovakia s'e ka ndryshuar qëndrimin, mos njohjen e Kosovës. Ne po e ndjekim nga afër dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. ", tha Korčok.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/02/2021 01:17

    Po ta vini re me kujdes,do te shihni se vendet qe nuk e njohin Kosoven,jane vende qe kane problem me pakicat:psh Spanja ka probleme me basket,gjithashtu dihet historia e ndarjes ne dy shtete te Cekosllovakise dhe problemet e pakicave,po keshtu dhe disa vende te Ballkanit.Rusia jo vetem ka qene e lidhur ngushte me Serbine,por ka dhe nje histori interesante me ish-republikat dhe fqinjet e saj,po keshtu dhe Kina me Tibetin,dhe lista vazhdon.Duhet te them qe ne lidhje me Kosoven,nuk pres ndonje ndryshim qendrimi nga shtetet e mesiperme e te tjere,qe kane probleme me grupe etnike o popullata te tjera qe i kane ose i kane patur pjese te tyre,me ose pa force,gjithashtu dhe nga vende ku koncepti i demokracise eshte pak me probleme,pasi eshte dicka relativisht e re.Por akoma cuditem per qendrimin e shteteve te tilla si Vatikani,nuk gjej arsye pse nuk e njeh akoma Kosoven.

    Përgjigju
  • Trimi: 10/02/2021 19:25

    Po tamam,nqs këta s'e njohin Shtetin e Kosovës,pse lodheni ju,Shteti Amë,le t'a zgjidhë Kurdi me Osmane!?

    Përgjigju
  • Ano: 10/02/2021 18:24

    Mos u lodh kot se sllovaket nuk e duan njohjen e Kosoves

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat