Xhaçka videomesazh në përmbyllje të Asamblesë së OKB-së: Shqipëria tashmë nuk është vetëm spektator në arenën globale

Në fjalën e saj në përmbyllje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se ndihet krenare që Shqipëria është një vend, zëri i të cilit dëgjohet dhe respektohet.

Sipas diplomates së jashtme të politikës në vend, tashme Shqipëria nuk është thjesht një spektator në arenën globale, por një kontribues me ide konkrete. Sa i takon Kosovës, sipas Xhaçkës, nevoja për dialog dhe për një perspektivë të qartë integrimi, kanë zënë një vend kyç në takimet e Këshillit të Sigurimit

Xhaçka u shpreh se 9 muaj pas marrjes së mandatit në Këshillit të Sigurimit, Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në politikën e jashtme.

 ‘Java e nivelit të lartë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB është gjithmonë një ngjarje e veçantë, me shumë intensitet e shumë ngarkesë. Në këtë sesion të 77, kemi pasur një angazhim vërtet të paprecedentë edhe për faktin që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Por jo vetëm kaq.

Ajo që mund të them me shumë krenari, por që besoj duhet të bëjë krenarë edhe qytetarët shqiptarë, është që vendi ynë gëzon tashmë në arenën ndërkombëtare një imazh serioz e të respektuar, Shqipëria është një vend zëri i të cilit sot dëgjohet dhe respektohet. Nuk jemi, siç ndodh shpesh me vendet e vogla, thjesht një spektator në arenën e madhe globale, por një kontribues me ide edhe në debatet e mëdha për krizën ushqimore, për agresionin rus në Ukrainë, e deri tek reformimi i OKB. 

Qoftë në tryezat e diskutimeve, qoftë në takime bilaterale, ne kemi ndarë qëndrimin e vendosur të Shqipërisë në linjë të plotë me vendet aleate e partnere, lidhur me dhënien fund luftës në Ukrainë, dënimin e agresionit rus dhe nevojën për llogaridhënie për krimet e tmerrshme që Rusia ka kryer në atë vend, për krizën e ushqimeve që po prek dhjetëra milionë njerëz apo për nevojën për të reaguar njëzëri në mbrojtje të sistemit ndërkombëtar që garanton paqen dhe sigurinë në botë. Duke i dhënë padyshim, një vend të posaçëm mënyrës sesi këto kriza po prekin rajonin tonë dhe mënyrave sesi duhet garantuar paqja e siguria në Ballkanin Perëndimor, ku Kosova, nevoja për dialog e marrëveshje e për një perspektivë të qartë integrimi, kanë zënë një vend kyç. 

Nënshkruam në marzhet e Asamblesë edhe një marrëveshje për lëvizjen e lirë pa viza me Kazakistanin dhe vendosëm përmes një sërë takimesh bilaterale, ura të rëndësishme komunikimi me shume vende me të cilat ka ardhur koha që të investojmë për intensifikimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve. 

Kemi shumë punë përpara për t’i shfrytëzuar këto mundësi e për të shfrytëzuar këtë moment shumë të mirë për diplomacinë tonë, por ajo që mund të them pa asnjë hezitim, është që 9 muaj pas marrjes së mandatit në Këshillin e Sigurimit, vendi ynë ka bërë hapa të jashtëzakonshme në politikën e jashtme që jemi të vendosur t’i përkthejmë në rezultate konkrete e të prekshme për qytetarët shqiptarë.’- tha Xhaçka.

Në një fjalim të rëndësishëm, kryeministri Edi Rama një ditë më parë ngriti zërin për interesin kombëtar, e ku u ndal me një kërkesë të drejtpërdrejtë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ashtu sikurse e kishte bërë me dije dhe më herët, Rama i kërkoi kësaj organizate, që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të paraqitur një raport të ri, që kundërshton me prova dhe me fakte raportin e Dick Marty, që sipas tij ka nxirë qëllimisht UÇK-n, por edhe vetë historinë e Kosovës. Rama tha se ky raport është një trillim dhe fantazi, por e cilësoi si edhe më të rëndë faktin që mbi atë se çfarë politikani zviceran shkruante në 2011, sot mbahen padrejtësisht në burg drejtuesit e UÇK-së.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/09/2022 23:49

    Mos valle Shqiperia ka krize personaliteti,vetebesimi,apo vuajme dhe nga kompleksi /Napoleon/ njekohesisht,qe ministrja del me deklarata te tilla?!

    Përgjigju
  • Poli: 25/09/2022 11:43

    ku i gjejne keto debile e i bejne ministre,,,,kjo deri kamariere mund te behej......

    Përgjigju
  • row: 25/09/2022 11:33

    pa tjeter qe nuk esht vetem spektator por esht edhe karrtor

    Përgjigju
  • Arbërori: 25/09/2022 11:23

    Jo vetëm spektator, por tani ështé edhe satellit i serborusis në KB dhe në KS . Edvin shkjau shqipfolës e ndihmoj Serbin që të nënshkruaj moratoriumin në emër të ”balkanit tëhapur serborus ” me fashistin rus Lavrov. Duket kjart se nuk jeni vetëm spektator, por edhe aktor tradhtie kombëtare. Një gjë ështé e sigurt se Kosova nuk do ndahet pa luft, e nese ndodhë kjo e fundit atëher ku do shkoi dhe ku do futet ky tradhtar Edvin shkjau shqipfolës…?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje