Xhafaj: Berisha e keqpërdor
Fyle s'vendosi kusht 6 gushtin

Xhafaj: Berisha e keqpërdor<br />Fyle s'vendosi kusht 6 gushtin
Sekretari i çështjeve ligjore Fatmir Xhafaj doli sot në një konferencë për shtyp për tju përgjigjur një për një akuzave të përsëritura prej ditësh nga kryeministri Berisha se është opozita me Edi Ramën që po bllokon heqjen apo kufizimin e imunitetit.

“Nuk ka deputet të vetëm që thotë jo. Kemi marrë vendim politik. Kemi një draft konsensual të votuar pro, në parim, e nen për nen. Nuk kemi dhënë miratimin në tërësi”- deklaroi Xhafaj por nënvizon se me heqjen apo kufizimin e imunitetit nuk është i mjaftueshëm për të luftuar korrupsionin pa reformën në drejtësi.
“Nëse miratohet drafti më 6 gusht çfarë ndodh më 7 gusht? Do bëhet Prokuroria më e pavarur, policia më profesionale, do ketë hetim për korrupsionin e qeverisë?”- ngriti pyetjen deputeti socialist duke nënvizuar se “Nuk mund t’i shërbejë data 6 gusht si dorashkë antikorrupsion. Kjo qeveri është e zhytur për antikorrupsion”.

NDRYSHIMET KUSHTETUESE
“Do të ishte qesharake nëse do të kishim një votim në gusht dhe në shtator, do të ishte paprecendentë në praktikën parlamentare evropiane”- nënvizoi Xhafaj.
Ai tha se kryeministri ka të drejtë pjesërisht kur thotë se PS kërkoi ndryshimet kushtetuese për heqjen apo kufizimin e imunitetit.
“Por ndryshimin e Kushtetutës e kërkuan edhe nga ndërkombëtarët. Kjo tregon se nuk është një tekë e opozitës por gjykim parimor, nevoja për heqjen e imuniteteve në rrugë kushtetuese. Nga 2003 e këtej asnjëherë PD nuk ka qenë për ndryshime kushtetuese.”

6 GUSHTI U IMPONUA. TOPALLI E VENDOSI VETE
Ai sqaroi dhe pse u vendos data 6 gusht dhe akuzat e Berishës që ishte kusht i vendosur nga PS dhe pranuar nga PD. “Kjo është absurde”- tha Xhafaj duke shtuar se - “Vendimi për datën 6 ka qenë arbitrar, i njëanshëm dhe i paravendosur jashtë cdo logjike të frymës kushtetuese.”
Sipas tij “Amendamenti i propozuar nga grupi i deputetëve socialistë përcaktoi procesin, vendosi kufij kohorë në këtë proces që të mos abuzohet me ndryshimet kushtetuese.” Më tej akuzoi kryetaren e Kuvendit se ka vendosur veton për datën 6 gusht pa praninë e opozitës, duke mos respektuar rregulloren e Kuvendit.
“Në Konferencën e Kryetarëve është kundërshtuar data me arsyetimin se kjo konferencë nuk ka kompetencë të përcaktojë datën, pasi data mund të caktohej pasi të mblidhen komisionet përkatëse dhe të miratojnë axhendë. Në konferencë është bërë një debat i ashpër dhe më pas përfaqësuesit tanë janë larguar nga mbledhja, dhe kryetarja ka vendosur veton pa praninë e opozitës. Kërkoni kryetaren të bëjë publike procesverbalin që mungon “

BERISHA PO KEQPERDOR LETREN E FYLE
Lidhur me letrën që Komisioneri për Zgjerimin e BE-së i ka dërguar Berishës, Xhafaj kërkoi të vinte në dukje se përfaqësuesi i Brukselit nuk ka vendosur datën 6 gusht si afat përfundimtar për miratimin e kësaj reforme. Ai akuzoi Berishën se po kërkon të keqpërdorën letrën e Komisionerit Fyle.
“Nuk ka vendosur asnjë kusht për datën e miratimit të tij dhe në letër është folur dhe për reformën në drejtësi, dhe reformën në gjyqësor. Po këto të tjera kur do ti bëjë?”- Ngriti një tjetër pyetje Xhafaj duke shtuar gjithashtu se : “Nëse miratohet drafti çfarë ndodh më 7 gusht? Do bëhet prokuroria më e pavarur, policia më profesionale, do ketë hetim për korrupsionin e qeverisë? “

Sekretari i cështjeve Ligjore sqaroi gjithashtu se edhe nëse miratojnë me 6 gusht heqjen e imunitetit, “ligjit i duhen 15 ditë të hyjë në fuqi dhe më pas na duhet të bëjmë disa ndryshime në kodin e priocedurës penale, ata e kanë ditur që në tetor”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!