TIRANË-Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriu, miratoi sot projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8454, datë 4.2.1999, "Për Avokatin e Popullit", të ndryshuar".
Në komision ishte i ftuar Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili kundërshtoi një dispozitë, sipas së cilës, procesin e përzgjedhjes të komisionerëve ta bëjë Komisioni i Ligjeve. Sipas ndryshimeve ligjore, ftesën për kandidatura e bën Avokati së bashku edhe me shqyrtimin e vlerësimin e kandidaturave.
Në ligj është shtuar propozimi se "Për çdo vend vakant të vijnë katër kandidate. Me ndryshimet që po bëni do ta kontrolloni me mire Avokatin e Popullit, por jo se do të ndihmoni pavarësinë. AP me këtë ligj kthehet në sekretariat teknik", u shpreh Totozani.
Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, tha se "Ju kërkoni që të kthehet Kuvendi në noter", ndersa deputeti Spartak Braho u shpreh se duhet të respektohet kërkesa e Avokatit të Popullit. Në fjalën e tij, deputeti Pandeli Majko tha se "Avokati i Popullit do bëjë vlerësimin e kandidaturave dhe do t'ia kalojë Kuvendit. Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë katër kandidatura që plotësojnë kriteret e më pas do të vijojë me emrat e tjerë".
Anëtarët e komisionit vendosën që Avokati i Popullit të përzgjedhë katër kandidatë per një vend komisioneri dhe më pas t'ia paraqesë Komisionit të Ligjeve, i cili do të perzgjedhe dy kandidatë dhe ia kalon seancës plenare për votim.
Në fund të diskutimeve, Xhafaj tha se " Shpresoj që institucioni i AP me këto ndryshime të këtë më shumë hapësirë për të qenë më demokratik vetë dhe për të përfaqësuar më mirë interesat e qytetarëve". /ATSH/
/Shqiptarja.com