Mungesa e opozitës nuk ndal komisionin Antikorrupsion, Xhafaj i bën thirrje të reflektojnë! Letër instuticioneve, sillni ekspertët brenda 30 qeshorit

Tirane- As në mbledhjen e dytë të komisionit të Posaçme “Anti-Korrupsion” - e mbajtur sot (21 qershor) opozita nuk mori pjesë. Vendet e tyre mbetën sërish bosh, pavarësisht thirrjes së përsëritur nga mazhoranca, e cila shtriu dorën për bashkëpunim duke e cilësuar të nevojshme pjesëmarrjen e tyre për të ecur përpara me reformat. Pjesëmarrjen e opozitës, Fatmir Xhafaj, kryetar i këtij komisioni e cilësoi të domosdoshme.

Mbetemi të keqardhur që opozita nuk po bëhet pjesë e aktivitetit normal të komisionit. Kështu që do të duhej që kolegët e nderuar deputetë të opozitës, të merrnin pjesë në mbledhje sipas detyrimit të kuvendit, por edhe si nevojë e domosdoshme jetike për t ëqënë pjesë e një porcesi të tillë reformues. Une shprëesoj shumë në reflektimin e tyre  dhe shpresoj që hap pas hapi duke ecur me procesin përgatitor, dhe duke patur të gjithë ne këtu, edhe opozita pao faktorë të tjerë jashtë opozitës, pikëpyetjet e tyre, perceptimet e tyre, do të sqarohen më mirë dhe edo të kuptojnë kushtetueshmërinë, qëllimin e këtij procesi, rendësinë për qyetetarët dhe integrimin e vendit.  Unë besoj se opozita dhe shumë faktorë të tjerë do të jenë pjesë e këtij procesi gjithëpërfshirës dhe transparent' tha Xhafaj.

Mbledhja nisi me thirrjen për reflektim nga kryetari Fatmir Xhafaj drejtuar opozitës për të bashkëpunuar në tryezën e diskutimeve.

“Është me rëndësi që opozita të marrë pjesë në Komision. Shpresoj që opozita të reflektojë dhe të marrë pjesë. Procesi është gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional me produkte të qarta e të dobishme”, u shpreh Xhafaj.

Megjithatë duke nënkuptuar se me apo pa opozitën, puna e komisionit do të vazhdojë, Xhafaj i bëri një ftesë publike edhe organizatave ndërkombëtare, si dhe ekspertëve brenda e jashtë vendit, që të mund të ofrojnë ekspertizë në punën e komisionit..

“Iu bëjmë thirrje ekspertëve shqiptarë kudo që ata jetojnë, që të ndihmojnë me ekspertizë. E kemi të nevojshme që të hapim një faqe për të informuar publikun në lidhje me mbarëvajtjen e Komisionit për Antikorrupsionin”, u shpreh ai.

Ecuria e procesit do të varet tek puna e grupeve të ngritura, fillimisht për të bërë një analizë të situatës aktuale, koordinimin me institucionet e më pas edhe në evidentimin e problematikave dhe hartimin e zgjidhjeve për të forcuar mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe për të luftuar anti-korrupsionin.

Komisioni synon të forcojë mekanizmat e llogaridhënies dhe transparencës, mekanizma për të parandaluar përfshirjen e administratës publike në afera dhe procese të jashtëligjshme si dhe të punojë për forcimin e integritetit të tyre. Një nga objektivat e këtij komisioni do të jetë gjithashtu ngritja e një agjencie anti-korrupsion që do të punojë në vazhdimësi për të luftuar korrupsionin si një nga plagët më të mëdha të administratës dhe shoqërisë shqiptare.

Institucioneve të pavarura që janë më të ekspozuara ndaj korrupsionit, si në Prokurime Publike, prona, arsim, dogana dhe tatime, u është kërkuar që deri në 30 qershor të propozojnë ekspertët që do të asistojnë në 3 nëngrupet e Komisionit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Çekëve u vlen vetëm fitorja, po luhen Çeki 0-0 Turqi dhe Gjeorgji 0-0 Portugali

Euro 2024/ Çekëve u vlen vetëm fitorja, po luhen Çeki 0-0 Turqi dhe Gjeorgji 0-0 Portugali