Xhafaj, Xhaçka, Manastirliu 
e Shalsi janë ministrat e rinj
Profilet/ Ç'duhet të dini për 4 ministrat e rinj

Xhafaj, Xhaçka, Manastirliu <br />e Shalsi janë ministrat e rinj<br />Profilet/ Ç'duhet të dini për 4 ministrat e rinj
TIRANE-Pas 24 orë nga largimi zyrtar i 4 ministrave të Qeverisë, Kryeministri Rama ka zyrtarizuar katër emrat e rinj në kabinetin qeveritar, 2 burra e dy gra.

Kreu i qeverisë nuk i ka mbajtur gjatë me pikëpyetje vendet bosh duke emëruar në to personazhë që vijnë nga brenda Partisë Socialiste.

Surprizë është emri i Fatmir Xhafajt, i cili do të jetë Ministër i Brendshëm në vendin e Saimir Tahirit, pasi për këtë post ishin përfolur disa emra të tjerë, si Niko Peleshi e Ermonela Felaj.
 
Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj rikthehet në post ministror, pasi më parë ka qenë Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe Ministër i Drejtësisë në qeverinë Nano.
 
Deputetja e PS, Olta Xhaçka do të jetë Ministre e Mirëqenies Sociale në vendin e Blendi Klosit.
 
Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu është vendosur në postin e Ministres së Shëndetësisë në vendin e Ilir Beqajt.
 
Ndërsa ministri i 4 është Eduart Shalsi në postin e Ministrit të Çështjeve Vendore, zëvendëson Bledi Çuçin.
 
-Largohet Saimir Tahiri,  Ministri i Brendshëm bëhet Fatmir Xhafaj

-Largohet Ilir Beqaj,  Ministër i Shëndetësisë bëhet Ogerta Manastirliu

-Largohet Bledi Çuçi, Ministër i Pushtetit Vendor bëhet Eduart Shalësi

-Largohet Bledi Klosi, Ministër i Punës e Mirëqënies Sociale bëhet Olta Xhaçka 


Emrat e ministrave të rinj janë zyrtarizuar nga kryeministri Rama pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste për rreth një orë.
 
Pas vendosjes së 4 emrave të rinj, kryeministri Rama do t'i dërgojë në Presidencë për dekretim.
 
Ndërkohë që në mesditë do të zhvillohet edhe mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama do të prezantojë para deputetëve emrat e rinj të ministrave.
 
Burime për Shqiptarja.com konfirmojnë se Shalsi, Xhaçka dhe Xhafaj nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetit, pasi vetëm disa muaj më pas në 18 qershor do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. 

Kryeministri Rama deklaroi dje se largimet nuk erdhën as si pasojë e protestës së PD, por nuk kanë qenë as kërkesë e Metës.
 
Sipas tij, lëvizjet po realizohen për një mobilizim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 18 Qershorit në Tiranë, Kukës, Berat dhe Gjirokastër, ku ministrat janë të deleguar, ku objektiv është një rezultat më i mirë se në 2013.
 
Largimet nga qeveria u përfolën që prej ditës së shtunë, ku jozyrtarisht u deklarua emri i parë që do të largohej nga qeveria që ishte i Saimir Tahirit. Ky emër do të pasonte ditën e dielë dhe 3 largime të tjera që sipas Ramës do të bëheshin në kuadër të përmirësimit të fushatës elektorale.

Redaksia Online
(dy.b/d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro