Xhaferri: Të ikin Rama dhe Xhafaj, nuk duam zgjedhje të parakohshme, por qeveri anti-mafia

Kryetari i komanduar i degës së Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferri i ftuar në studion e REPORT Tv një ditë para protestës së opozitës para Kryeministrisë u shpreh se qëllimi i opozitës është largimi i qeverisë Rama dhe krijimi i një qeverie anti-mafia.

Do të jem familjarisht në protestë. Nga Durrësi do të jenë shumë qytetarë. Nuk ka autobus që të mbajë qytetarët e Durrësit që do të vijnë nesër në protestë?! Po të mos ishte PD që të denonconte drogën dhe të inkriminuarit në parlament, Shqipëria do të ishte më keq se Kolumbia. Protesta do të kapërcejë PD.

Rama dhe Xhafaj kanë ikur me këtë që vihet re. Ata janë të ‘vdekur’ që ecin, në kuptimin politik. Nuk është vetëm çështja e drogës, por arroganca dhe shpërfillja. Ndërkombëtarët u bindën shumë shpejt për gjendjen, Gunter Krishbaun tha se krimi dhe korrupsioni është në nivele të larta.

Nuk bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Duhet një qeveri anti-mafia. Basha ka marrë përgjegjësi dhe kërkoi falje për qeverisjen e PD, është refleksion, është një lider që di të kthejë kokën pas dhe premtim se gjërat do të bëhen ndryshe.

Ferdinand Xhaferri

Protesta e opozitës do të nisë nesër në orën 11:00, ndërsa do të jenë mbi 1500 policë në gatishmëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • din: 25/05/2018 22:07

    sakte

    Përgjigju
  • Maminasi: 25/05/2018 16:35

    Po po o XHAFE dakort me ty se ti je i derguari i zotit ne Durres rregullon Djellin Ajrin Pika ne prapanice o shgarravine gjalle qenka akoma .hik e futi nonje kaush akullure se ate e lepin mire .

    Përgjigju
  • Memoria: 25/05/2018 16:21

    O xhaferr kur dole nga ferra ti , ku ke qene gjith kete kohe se na ke munguar.... doja me te ber nje pyetje, a e permisuat cilesin e diellit siç patet pas premtuar?

    Përgjigju
  • Emigranti: 25/05/2018 15:04

    Sipas ketij Xhafer ziut,me nje ndjese mund te kalohet kur ke vrare,vjedhur e per tradheti te larte......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabujve nënujorë

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabujve nënujorë