TIRANE - Mesfushori kosovar i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka është qendër të vëmendjes nga shumë ekipe, pasi gjatë kësaj verë mund të largohet nga klubi gjerman.

Mesfushori i Zvicrës, kërkon që të mos e humb vendin në ekipin kombëtar, pasi do të rrezikonte Botërorin “Brazili 2014”. Për të qenë pjesë e Zvicrës në Botërorin e ardhshëm, ai duhet të luaj titullar në skuadrën.

Kjo ka bërë që të shikojë mundësinë e largimit nga ekipi gjerman në një tjetër ekip, i cili do ti garantonte formacionin e parë, një gjë të tillë Xhaka e ka lënë të hapur.“Asgjë nuk dihet në futboll dhe nuk mund të thuash se do të jem këtu edhe diku tjetër edicionin e ardhshëm”, ka thënë Xhaka.

“Dua të luaj me Zvicrën në Kupën e Botës 2014, por për ta ruajtur vendin në ekipin kombëtar duhet të luaj më shumë në skuadrën time. Nëse nuk do të gjej shumë hapësira këtu, atëherë do të detyrohem që të gjej një tjetër ekip që të aktivizohem më shumë për të mos rrezikuar vendin e titullarit në kombëtare”, tha Xhaka.

Fantazisti u transferua nga Baseli tek Monchengladbach duke firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2017. Por Igli Tare në Itali e kërkon me cdo kusht për t;u bashkuar me Canën. Aktualisht Zvicra ndodhet në vendin e parë në grupin E dhe e ka pothuajse të sigurt kualifikimin për ën Botëror.

Ndërsa Shaqiri me Bayernin ka deklaruar edhe njëherë që ëndërron që të fitojë Ligën e Kampioneve më 25 Maj në finalen e 'Uemblit'. Aktualisht kosovari po kalon një formë shumë të mirë te Bayerni dhe mendohet se është edhe në planet e Guardiolës për edicionin tjetër.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.05.2013

Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)