Indonezia ekzekutoi tetë persona të akuzuar dhe të shpallur fajtorë për trafik droge duke sfiduar thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për mëshirë. E dënuara e nëntë, një nënë filipinase me dy fëmijë, nuk u ekzekutua për shkak të rifillimit të procesit gjyqësor nëse ka qenë apo jo viktimë e trafikut të qenieve njerëzore apo një trafikante droge.Tetë të dënuarit e tjerë u qëlluan nga një skuadër pushkatimi në orën lokale 00:34 në ishullin Nusakambangan. "Të gjithë u deklaruan të vdekur rreth orës 01:00", njoftoi televizioni Metro TV. Shtatë nga të ekzekutuarit ishin të huaj. Ekzekutimi i tyre ngjalli protesta në vendet e origjinës, Australi, Brazil dhe Nigeri.Amnesty International dënoi menjëherë ekzekutimet dhe kërkoi ndalimin e ekzekutimeve të tjera./ atsh /