Xhakolli i PS në Report Tv: I shoh në sy qytetarët sepse kemi punuar! Ja shtyllat e programit tim

POGRADEC- Kandidati  i Partisë Socialiste në Pogradec, Ilir Xhakolli, njëherazi kryetari në detyrë, në një intervistë në Report Tv në emisionin 'Studio Live' tha se ai e ka të lehtë që të shohë në sy qytetarët pasi ka punuar për qytetin. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Xhakolli tha se në qytet janë bërë 37 projekte të rëndësishme.

“37 projekte të mëdha dhe të vogla e nisëm projektin për ndryshimin e Pogradecit me pastrimin e qytetit, më parë pastrohej vetëm qyteti dhe disa fshatra, ndërkohë që tani pastrojmë të gjithë dhe e themi me krenari jemi Bashkia më e pastër, e nisëm me ujin e pijshëm, na ka mbetur vetëm një njësi dhe në 73 fshatra të Pogradecit janë të gjitha me ujë të pijshëm me sahat në shtëpi. Po vazhdojmë projektin për Tushemishtit dhe Drilonin, pas 6 muajsh do kemi një zonë shumë atraktive sepse e dimë që Tushemishti është e gjithë Shqipërisë. Ndërkohë në Buçimas janë bërë shumë i investime të rëndësishme, kemi bërë rrugën Pogradec Bucimas-Drilon, një investim i rëndësishëm është dhe projekti për ndriçimin led të 73 fshatrave, një investim i madh, por i dobishëm, kemi bërë pallatin e lojërave me dorë, kemi bërë shkollën e mesme në Buçimas, kemi bërë sheshin e Trëndafilave, kemi krijuar një shesh. Kemi rehabilimit e ujërave të zeza në Udenisht. Ne meqë kemi punuar këto 4 vite, i shikojmë qytetarët në punë, jemi krenar se me punën tonë nuk i jemi bërë barrë PS, por kemi qenë një vlerë e shtuar, se qytetarët presin shumë nga ne dhe do bëjmë një transformim rrënjësor qytetit të Pogradecit”, tha Xhakolli.

Ai zgjodhi që të mos komentonte për kundërshtarët e tij, por listoi shtyllat e programit të tij.

“Shëtitore në Drilon 7 mln euro dhe 2 lagje historike nga 8 mln euro, janë në fazën tenderimit ndërkombëtar për kompaninë që do bëjë projekt zbatimin, investim i rëndësishëm është transformimi i fshatit Lin, me një transformim rrënjësor. Do vazhdojmë me rehabilitimin fasadave të rrugëve, rehabilitimi i 3 lumenjve, do bëjmë edhe një terminal të ri se aty ku është nuk i bën një nder, do bëjmë tregun e ri të qytetit të Pogradecit”, tha Xhakolli në Report Tv.

Në garë janë Ilir Xhakolli nga PS, Zini Tolozhina nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Rezart Laraku nga “Lëvizja e Re”. 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deni: 27/04/2023 18:50

    Xhakolli zgjedja e duhur per Pogradecin. Fitore!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Veri- Jug’ në Patog të Kurbinit! Peshkatari që 'sfidon' dallgët prej 50 vitesh: Profesion i vështirë, por ia dola të shkolloj fëmijët në Akademinë e Arteve

‘Veri- Jug’ në Patog të Kurbinit! Peshkatari që 'sfidon' dallgët prej 50 vitesh: Profesion i vështirë, por ia dola të shkolloj fëmijët në Akademinë e Arteve