KAVAJE - Shumë shpejt bashkia e Kavajës do të hapë konkursin që do të ndryshojë pamjen e sheshit kryesor të qytetit.
"Pikësëpari, ajo do të jetë një zonë tërësisht pedonale. Njerëzit mund të dalin lirshëm, të shikojnë qendrën e qytetit, të qëndrojnë në kafene, lulishte, shatërvan, mund t'i rikthehen shëtitjeve me këmbë. Qendra është planifikuar të bëhet me kalldrëm tradicional. Pamja e qendrës së Kavajës, do të ketë një fytyrë të re, që ti përgjigjet nevojave të kohës, sa tradicionale, aq edhe moderne" tha dje për shqiptarja.com, kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.
Ajo që të bie në sy në projektin e kërkuar nga Bashkia Kavajë ka të bëjë me xhaminë e re. Bashkia në projektin e shpallur, ku kërkon që të marrin pjesë firma të mëdha projektuese për të dhënë idetë e tyre, te xhamia ekzistuese kërkon të ndërtojë një tërësisht të re, e po ashtu, në sinkron të plotë me ndërtimin e xhamisë së re (ajo që është ndërtuar aktualisht është përfunduar në vitin 1994) të bëhet edhe rikonstruksioni i të gjitha dyqaneve që janë rreth kullës së sahatit.
Në zyrën e urbanistikës së Bashkisë së Kavajës, ka ditë që punohet me mënyrën sesi administrata e re e kësaj bashkie planifikon të bëjë qendrën e qytetit. Reabilitimi i gjithë zonës së qendrës përfshin një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh. Do të ndërhyhet sipas tyre në lulishten kryesore, "duke e kthyer atë në një vlerë të shtuar të qendrës së qytetit, në shërbim të qytetarëve të Kavajës" të thonë ekspertët në zyrën e urbanistikës. Po ashtu, sheshi kryesor parashikohet të jetë i shtrirë në mënyrë gjatësore nga gjimnazi "A.Moisiu" deri te rruga "Jurgen Trade".
"Qendra do të jetë pedonale për të pasur akses sa më të gjerë nga të gjithë qytetarët. Përpara xhamisë do të parashikohet edhe një shesh për falje" thonë në zyrën e urbanistikës.
Në këtë mënyrë, Bashkia e Kavajës ka shpallur konkurrsin për "Projekt-idenë e Rikonstruksionit të qendrës së qytetit të Kavajës" që konsiston në paraqitjen e një planimetrie të funksionimit të qendrës dhe objekteve që mendohet të ndërtohen në të (shatërvanë, lulishte rruge etj), paraqitje tredimensionale, dhe idetë e zhvillimit afatmesën dhe afatgjatë të funksionimit të qendrës. Madje, duke dashur që të ketë sa më shumë projekte të cilat do të kalojnë në filtrin e një konkurrsi të hapur, në debat me publikun, bashkia ka vendosur që të gjithë të interesuarit të kontaktojnë në [email protected] dhe të gjitha dokumentet mund ti dërgojnë pranë institucionit deri në 31 dhjetor 2012.
Shkrimi u botua ne numrin e sotem te se perditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com