Xhamia, Basha: Çështja mes KMSH
e qeverisë, Topi:Difekt i vendimarrjes

Xhamia, Basha: Çështja mes KMSH<br />e qeverisë, Topi:Difekt i vendimarrjes
TIRANE- Ndalimi i punimeve për ndërtimin e Xhamisë së re të Tiranës është një çështje mes Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe qeverisë. Kështu i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim basha, lidhur me punimet për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë.

Basha tha se ndërtimi i xhamisë së madhe të Tiranës, është “një sprovë e madhe të cilën Bashkia e Tiranës pas dekadash harrese e kaloi me sukses”.

Ndërsa ka shtuar se “xhamia i nisi punimet, por ka pasur një vendim që ka ndaluar këto punime, dhe tani çështja është mes KMSh dhe qeverisë, uroj që ndërtimi i xhamisë të ecë përpara”.

TOPI: NUK DUHET TË NGATËRROHET BIZNESI ME NDËRTIMIN E XHAMISË
Sa i takon ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë, ish-presidenti Topi nënvizoi se në mënyrë absolute nuk duhet të ngatërrohet biznesi me ndërtimin e xhamisë.

“Mos ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë është difekt i vendimarrjes dhe nuk mund të futen të gjithë politikanët në një thes. Qysh kur kam qenë kreu i grupit PD-së dhe kam pasur kontaktet për të zyrtarizuar xhaminë. Nëse ka mision për të ndërtuar xhaminë, në mënyrë absolute nuk duhet të ngatërrohet me biznesin. Ata që janë në vendimarrje duhet të ndajnë këto gjëra. Por sot pas kaq vitësh të shohësh myslimanë që falen në mëshirën e Zotit për të ofruar kushte të mira kjo është e papranueshme”, u shpreh Topi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës