Xhamia e re, pa dalje në rrugë
edhe qendrat e biznesit pa dalje

Xhamia e re, pa dalje në rrugë<br />edhe qendrat e biznesit pa dalje
TIRANE - Projekti për ndërtimin e kompleksit të Namazgjasë dhe dy qendrave të biznesit në lulishten përballë parlamentit ka edhe probleme teknike. Urbanistët na thonë se përveç heqjes së sipërfaqes së gjelbërt, këto godina do të përbëjnë problem edhe sa u përket zgjidhjeve që kërkojnë.

Xhamia e re e myslimanëve, ose kompleksi i Namazgjasë, parashikon dy kate parking. Po ashtu edhe dy qendrat e biznesit që do të ngrihen ngjitur me të parashikojnë secila nga tre kate parking nëntokësor. Por ekspertët e urbanistikës ngrenë pikëpyetje të mëdha lidhur me këtë të dhënë të projektit fillestar.

“Ajo është një zonë mjaft e vogël, në krahasim me godinat që do të ngrihen në të. Dhe mbi të gjitha, për shkak të pozicionit me dalje të kufizuara. Unë nuk e kam të qartë, megjithëse jam marrë me këtë çështje, se ku do i kenë daljet në rrugën kryesore parkingjet që parashikohet të ndërtohet? Sepse të ndërtosh një sipërfaqe të tillë parkingu nëntokësor, pra tre godina me nga dy-tre kate secila, duhet të ketë një hapsirë të konsiderueshme që të dilet në rrugën kryesore, pasi ata janë buzë rrugës kryesore. Tani unë nuk e kuptoj, xhamia e re e Tiranës nga do ta ketë daljen e parkingut? Po dy qendrat e biznesit? Xhamia, nga dy anë kufizohet krejtësisht me trotuarin dhe s’mund të jetë dalja e parkingut në trotuar. Po ashtu mendoj se do të ishte absurde që dalja të ishte te rruga e Parlamentit, pasi ajo është një rrugicë shumë e rëndësishme, dhe aty kalojnë automjetet e deputetëve. E njëjta gjë vlen edhe për dy godinat 8-katëshe që do të ngrihen anash saj? Edhe ata do të kenë probleme me daljen e parkingut në rrugë”, - na thotë njëri prej arktitektëve të Unionit të Arkitektëve të Shqipërisë, që për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo çështje, nuk do të identifikohet me emër, pasi sipas tij “debati nuk ngrihet në nivel teknik, por fshihen pas çështjes së xhamisë”. Ai madje shkon edhe më tej, kur thotë se këto që po dalin tani janë vetëm maja e ajsbergut, ndërsa probelem të tejra shumë më serioze do të dalin në ditët në vijim.

AMBIENTALISTET
Kastriot Frashëri i institutit INA që e çoi në gjykatë çështjen e ndërtimit të kompleksit të Namazgjasë dhe dy qendrave të biznesit thotë se ata nuk do të dorëzohen në këtë betejë që kanë nisur. Sipas tyre, myslimanët po përpiqen ta shesin si një gjë shumë të vogël, prerjen e pemëve në këtë zonë. “Myslimanët thonë gjithmonë se aty 10 pemë ishin. Jo, jo! Aty nuk ishin 10 pemë. Ishin mbi 9 mijë metra katrorë gjelbërim që Tiranës do t’i mungojnë që tani. Ndaj edhe ne nuk heqim dorë nga kjo çështje. Ne u befasuam nga vendimi që mori gjykata, në favor të komunitetit Mysliman, por kjo nuk është një arsye që ne të tërhiqemi. Çështja do të gjykohet sërish në themel më 11 shtator dhe ne kërkojmë pezullimin e punimeve për ndërtimin e xhamisë, dhe kjo ëhstë një e drejtë e të gjithë qytetarëve të Tiranës”, - na thotë Kastriot Frashëri nga instituti INA. Kostoja për ndërtimin e xhamisë së madhe në kryeqytet do të jetë rreth 10 milionë euro. Financimi i xhamisë së re do të bëhet nga qeveria Kuvajtiane dhe ajo Turke.


Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11 gusht 2013
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator