TIRANE- Komiteti Mysliman reagon lidhur me vendimin e djeshëm të Këshillit Kombëtar të Territorit i hap rrugën përfundimisht ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, por ka anuluar ndërtimin e godinës polifunksionale.
 
Nëpërmjet një deklarate për shtyp ky komitet kërkon të sigurojë besimtarët se projekti i Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë dhe gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë dhe përsa i takon shqetësimit në lidhje me truallin kanë marrë sigurinë e qeverisë se është menduar një zgjidhje e përshtatshme sipas dispozitave ligjore në fuqi.

“Nisur nga vendimi i datës 08.10.2013, i marrë nga KKT, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ndjen të nevojshme të sqarojë besimtarët dhe opinionin publik se: sikurse u shpreh edhe Kryeministri Rama në deklaratën e tij, projekti i Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë dhe gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë. Përsa i përket shqetësimit në lidhje me truallin kemi sigurinë e qeverisë se është menduar një zgjidhje e përshtatshme sipas dispozitave ligjore në fuqi.”- thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar sot në faqen zyrtare të Komitetit mysliman.

vijon

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)