TIRANE- Katër ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit, anuloi lejen zhvillimore të godinës 8-katëshe që do të ngrihej ngjitur me xhaminë e re të myslimanëve, te lulishtja e Namazgjasë.
Duke qenë se leja ishte e përbashkët, ra edhe leja për ndërtimin e xhamisë, duke ngritur kështu pikëpyetje për vazhdimësinë e këtij projekti.
Xhamia e re e myslimanëve do të ndërtohet në të njëjtin vend, tek lulishtja e Namazgjasë. Nuk do të zbatohet i njëjti projekt, i cili kishte marrë edhe lejen për ndërtim, por myslimanët tashmë duhet t’i futen punës dhe të bëjnë gati një projekt të ri për xhaminë e tyre.
U tha se ndërtimi i kësaj xhamie do të kushtonte 30 milionë euro, nga të cilat 10 mln euro do të financoheshin nga qeveria turke dhe ajo kuvajtiane.
Kështu “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hap fushatën e mbledhjes së donacioneve nga e gjithë Shqipëria e më gjerë për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Ftojmë të gjithë besimtarët dhe të interesuarit që të bëhen pjesë në këtë projekt historik për besimtarët myslimanë shqiptarë.
Ndërtimi i xhamisë ka nisur me fillimin e gërmimeve dhe ndihma e besimtarëve është shumë e rëndësishme për vazhdimin e punimeve. Emrat e kontribuuesve me shumat përkatëse, sipas dëshirës, do të shpallen në www.kmsh.al dhe www.tiranagrandmosque.com. Kontribuesit me 10.000 Euro e më shumë do të kenë emrin në pllakadën e donatorëve të Xhamisë së Madhe të Namazgjasë”, - thuhet në njoftimin e KMSH-së.
Por ndërkohë në rrjetin social “Facebook”, ku është hapur edhe një faqe dedikuar Xhamisë së Namazgjasë, kanë filluar edhe vijnë edhe donacionet e para. Kështu ka pasur edhe nga ata që kanë siguruar tashmë se emri do t’u shkruhet në pllkadën e donatërorëve, pasi kanë dhuruar 10 mijë euro, ndërsa shumica janë donatorë modestë me 1000 dollarë.

Shkrimi u publikua sot (12.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com