Xhandarmëria serbe mbyll rrugët alternative në veri

Xhandarmëria serbe mbyll rrugët alternative në veri
Këshillit Nacional serb që nuk njeh institucionet e Kosovës dhe kryetari i saj Milan Ivanoviq, ka thënë se xhandarmëria serbe ka mbyllur një rrugë alternative në Jarinje.
Kjo rrugë ishte përdorur nga serbët lokalë për të shmangur takimin me zyrtarë të Kosovës dhe policinë kufitare.

Ivanoviq ka thënë për agjencinë e lajmeve Beta se rruga që të çon nga Jarinje për në Rudnicë është mbyllur këtë mëngjes.
Ai ka treguar se ishte ndalur së pari pranë ushtarëve amerikanë të KFOR-it në Jarinje ku edhe është legjitimuar, ndërsa pastaj I është penguar lëvizja e mëtutjeshme nga xhandarmëria serbe. 

`Unë I kam paralajmëruar ata se ne jemi qytetarë të Republikës së Serbisë, dhe kemi kartat e identitetit dhe se kemi të drejtën për të lëvizur, por se sjellja e tyre ishte jokushtetuese dhe e paligjshme`, ka thënë Ivanoviq. 

Ai tha se pjesëtarët e policisë serbe i kanë thënë se kanë urdhëra nga Beogradi, dhe se një gjendje e tillë do të vazhdojë për një kohë të gjatë.Ivanoviq ka vlerësuar se lëvizja e lirë e serbëve të veriut po ngushtohet nga xhandarmëria serbe e cila po tenton ta përmbushë marrëveshjen për menaxhim të integruar të kufijve dhe ka theksuar se kjo marrëveshje është bërë në mes të Kosovës dhe Brukselit për të prishur, siç ka thënë ai , institucionet serbe.Serbët e veriut bojkotojnë kalimet përmes Jarinjës dhe Bërnjakës për shkak të pranisë së autoriteteve kosovare në këto pika, dhe për kalim në Serbi, përdorin rrugët alternative. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria