Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës, alarmohen banorët

Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës, alarmohen banorët

Xhandarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj shtetit të Kosovës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 31 maj të këtij viti në disa fshatra të thella të malësisë së Kamenicës dhe Svricës. Sipas RTK një ekip prej katër pjesëtarësh kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra nëpër territorin e Kosovës.

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi. Rruga në fjalë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.

Gjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë provokim ose ndonjë ndalesë të qytetarëve të cilët posedojnë ferma në atë rajon ose merren me prerje të drurëve, megjithatë banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe.

Ky është një provokim i radhës i shtetit serb ndaj shtetit të Kosovës, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë