Xhandarmëria serbe plagos 6
shqiptarë në kufi me Serbinë
Gjashtë shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në fshatin Mirofc të Podujevës, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Policisë së Kosovës, në këtë zonë kufitare ka pasur shkëmbim zjarri në të dy drejtimet, dhe shqiptarët e Kosovës janë plagosur nga xhandarmëria serbe.
PODUJEVE- Gjashtë shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në fshatin Mirofc të Podujevës, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Policisë së Kosovës, në këtë zonë kufitare ka pasur shkëmbim zjarri në të dy drejtimet, dhe shqiptarët e Kosovës janë plagosur nga xhandarmëria serbe.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri ndërmjet disa personave që sipas tij, dyshohet se kanë qenë duke prerë dru në mal.
“Rreth orës 19:40 në fshatin Mirofc të Podujevës, në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri në mes të disa personave që dyshohet se kanë qenë duke prerë dru dhe disa personave nga ana e kufirit. Nga informacionet e pranuara nga terreni dyshohet edhe për 5 persona të plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë në drejtim të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë”, ka theksuar Baki Kelani.
Sipas tij, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me këtë rast. Kurse mediat serbe raportojnë për së paku dy shqiptarë të jenë plagosur në kufirin Kosovë-Serbi, gjatë konfliktit të armatosur me përfaqësuesit e xhandarmërisë serbe.
”Grupi shqiptar ka sulmuar me armë automatike patrullën e xhandarmërisë në territorin e Serbisë, në fshatin Borovac të Kurshumlisë”, ka thënë Komandanti i këtij njësiti serb, Bratislav Dikiç. Sipas tij shqiptarët po prinin dru ilegalisht.
Dikiç ka theksuar se KFOR-i ka njoftuar xhandarmërinë se dy shqiptarë janë plagosur dhe se ata ishin transferuar në QKUK në Prishtinë, raportojnë mediat serbe.
Komandanti serb dyshon se gjatë sulmit kishte më shumë shqiptarë të plagosur dhe se disa nga ata ende janë të fshehur në male të Serbisë, informon RTK. Sipas mjekëve gjendja e të plagosurve është stabile, përveç njërit që është në gjëndje të rëndë.
Kjo nuk është hera e parë që në vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përgjatë vijës kufitare që përfshin Komunën e Podujevës, të ketë pasur shkëmbime zjarri.
Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24