TIRANE- Familjarët e Aleks Nikës kanë kërkuar rifillimin e hetimeve për 21 Janarin, pasi pas ka fakte të reja për vrasjet dhe plagosjet. Në një lidhje telefonike me “A1 Report” Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, ka shprehur besimin se me qeverinë e re do të zbardhet kjo ngjarje. Xhaxhai i Aleks Nikës ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për urdhërimin e qëllimit me armë në drejtim të protestuesve.
“Është ngjarja e rëndësishme dhe prokuroria duhet të zbradhë hetimet. Ka prova të mjaftueshme, pasi ekzekutori është i përcaktuar, urdhëruesi dihet se është Sali Berisha me Lulzim Bashën. Prokuroria duhet t’i kishte thirrur në kohën kur ishin në pushtet, duhet të kishte thirur edhe ish-ministrin e Jashtëm”, tha familjari i Nikës.
Mark Nika tha se “deri më tani prokuroria ka dështuar në hetimin e kësaj çështje, shpresojmë që me ardhjen e qeverisë së re, dhe premtimin që bëri Prokurori i Përgjithshëm që çështjen do ta zbardhim do ta çojmë deri në fund. Me sa dimë në çështja është e zbardhur, pasi është e filmuar dhe regjistruar nga të gjitha stacionet televizive”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com