Një krim i rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, kur xhaxhai i ka marrë jetën me plumba pistolete nipit të tij. Me pas ai ka drejtuar armen nga vetja duke iu dhene fund jetes se tij me 2 plumba ne bark.
Mësohet se të dy, autori dhe viktima punonin bashkë në një firmë. Ata janë shtetasit, Nijazi Bunjaku dhe Nehat Bunjaku.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesdites, kur xhaxhai pas nje sherri ka qëlluar me armë ndaj djalit te vellait, duke e lënë të vdekur.
Të dy janë të njohur në Gjilan si punëtorë në “Këmbimore”.
“I riu ka humbur jetën nga të shtënat ndërsa i dyshuari është i plagosur në gjendje të rëndë dhe gjendet në spital, pritet të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës”, thonë mediat kosovare të cilat njoftuan më pas se dhe xhaxhai humbi jetën nga plagët e marra.
(d.b/Shqiptarja.com)
