Xhelal Mziu në SPAK për dy tendera pastrimi të 2019-tës, kur deputeti i PD-së ishte kryetar bashkie në Kamëz

TIRANE- Deputeti i Rithemelimit, Xhelal Mziu, u pyet rreth një orë këtë të hënë, (3 qershor) në SPAK për 2 tenderë në Bashkinë e Kamzës kur vetë Mziu ishte kryebashkiak.

 Ish kryebashkiaku, i thirrur nga prokurori i posaçëm Elvin Gogaj, konfirmoi vetë në dalje të SPAK arsyen e marrjes në pyetje.

“Isha si person në dijeni, lidhur me një kallëzim të bërë nga këshilltarët bashkiak për disa tendera të vitit 2019”, tha Mziu.

Mziu është paditur nga këshilltarët bashkiakë pasi akuzohet se ka favorizuar një kompani në dy tendera pastrimi të vitit 2019. 

Kjo nuk është hera e parë që ish kryetari i bashkisë së Kamzës shkon në SPAK.

Edhe më herët ai është pyetur për padinë e pas ardhësit të tij Rakip Suli për lejet e ndërtimit dhënë nga bashkia Kamëz. Sipas kallëzimit Mziu në atë kohë kryetar bashkie, nuk ka zbatuar 3% të pronësisë për strehim social nga kompanitë e ndërtimit, të cilat sipas marrëveshjes e japin ose banesë të përfunduar ose paguajnë vlerën monetare.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 03/06/2024 12:33

    Te zuri haku njerzve qe u ke rene ne qafe dhe ty! Ishalla te hetojne dhe per emerimet e mesuesve qe beje ne Kamez pa pik lidhje e u merje rrogat mesuesve te tjere nga 20 vjet mesues, per tjua dhene ktyre te tuve me shkolle partie!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit