Një herë e një vakt, xhelatit plak i dridheshin duart, derisa po ekzekutonte vendimin e gjykatës ndaj një kryengritësi kundër mbretit. Katër-pesë herë i matej me sëpatë mbi kokë. Derisa ngrinte e ulte sëpatën, viktimën gati e lëshonte shpirti. Dikur, s’u durua më dhe ngriti kokën: Mëshoj ma, o xhelat, se u korita...(vdiqa stuq).
Ky tregim u ngjason si shumë vendimeve rreth formimit të një tribunali, për të gjykuar, siç po thuhet, krimet e luftës së UÇK-së. Ka disa muaj që po trumbetohet formimi i një gjykate, apo dhome speciale që në variantin modern quhet “tribunal”, me të vetmin qëllim, gjykimin e disa ish-guerilëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pa e specifikuar mirë se si do të duket ky tribunal, çfarë ngjyra ka, kë e imiton, a ka të tillë në rajon, etj., lidershipi ynë po del me deklarata kontradiktore.
Një herë thonë se nuk bëjnë tribunal sepse nuk na duhet një i tillë. Më vonë i ndërrojnë fjalët e thonë se do ta bëjnë një gjykatë, por brenda Kosovës dhe me gjykatës vendorë. Ndërsa tash së fundmi të gjithë politikanët kanë një justifikim: “Po na detyrojnë ndërkombëtarët dhe duhet ta bëjmë...”.
Tashmë është bërë e qartë se tribunali do të bëhet, madje gjatë kësaj nomenklature qeverisëse dhe legjislative. Por, si rëndom, nuk po jepen detaje se a do të jetë një, apo dy dhoma, një në Kosovë dhe një jashtë Kosovës; me cilat raste konkretisht do të merret ky tribunal, me krimet në luftë apo pas luftës dhe cili do të jetë roli i gjykatësve dhe prokurorëve vendorë në këtë gjykatë.
Derisa këto çështje mbesin ekuacione me të panjohura, rezultati i kësaj detyre që kanë marrë, tashmë po shihet. Prishtina zyrtare patjetër duhet të sakrifikojë edhe një herë para bashkësisë ndërkombëtare, për të bërë një “laborator” që filtron të kaluarën. Ndoshta kjo do të jetë analiza e fundit, që kushtimisht, duhet ta bëjë një pacient që ka pasur baktere stafilokok ose edhe diçka më serioze para se të sigurohet se nuk është më i sëmurë.
Por këtu është frika se pacienti shëtitet kot klinikave, pa qenë i sëmurë fare për një analizë që mund ta ketë bërë keq laboranti.
Figurativisht e thonë këtë, ekziston frika se ky tribunal do të jetë një inkuizicion mesjetar që do të bazohet si EULEX-i në dëshmi të rreme dhe do të zgjatë disa vjet, derisa Kosova të hyjë në BE. Për gjashtë vjet, sa funksionon EULEX-i, janë bërë vetëm spektakle, janë arrestuar njerëzit si kriminalë, ndërsa në fund ka dalë se arrestimi dhe gjykimi ka qenë si në skenarin satirik të “Stupcave”.
Njerëzit janë arrestuar dhe janë liruar mbi thashetheme.
Nëse tribunali për UÇK-në bazohet në akuzat e Dik Marty-t, i cili për shumëkënd konsiderohet më i zhdërvjelltë se Stiven Spilbergut apo James Cameronit për skenarë filmash fantastiko-shkencor, atëherë duhet të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që lidershipi i UÇK-së të çlirohet përfundimisht nga ky etiketim ndërkombëtar.
Pra nëse duhet bërë, le të bëhet. Edhe ashtu gjatë 15 vjetëve të kaluara dhjetëra ose edhe qindra ish-guerilë të UÇK-së janë gjykuar nga UNMIK-u, EULEX-i e Tribunali i Hagës për një fakt të pakontestueshëm, luftën e shqiptarëve për liri. Madje procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon, në periudhën kur eshtrat e shqiptarëve të zhdukur po nxirren nga oborret e betonizuara të shtetit fqinj që la prapa krime të tmerrshme masive, me dimensione gjenocidale, të kryera nën regjinë e strukturave të vetë shtetit.
Gjërat në këto hapësira, jo për herë të parë, na dalin si shumë të ngatërruara. Janë përzier “babat dhe zhabat...”, do të thoshte një mik imi.
Sidoqoftë, nëse puna ka ardhur deri këtu, s’na mbetet tjetër përveç të shtrëngojmë dhëmbët. Dhe të përsërisim ato fjalët para sëpatës së xhelatit: “Bëjeni më, se u koritëm...”
/Shqiptarja.com