Xheli i ngrirë i Aloe Verës
përfitimet ndaj shëndetit

Xheli i ngrirë i Aloe Verës<br />përfitimet ndaj shëndetit<br>
Aloe Vera njihet si një prej bimëve më mirëbërëse dhe me famë në historinë e njerzimit.

Por tani është zbuluar se ngrirja e xhelit të saj është akoma më mirëbërëse dhe me vlera.

Xheli i ngrirë është i jashtëzakonshëm për lëkurën dhe shëndetin dhe rekomandohet kundër disa problemeve shëndetësore.

Përfitimet Më Të Mëdha të Xhelit Të Ngrirë të Aloe Verës
Problemet me tretjen

Konsumi i rregullt i xhelit të Aloe Verës zgjidh një sërë problemesh me tretjen dhe parandalon rishfaqjen e tyre.

Xheli është shumë i mirë kundër fryrjeve, gazrave të tepërt, tretjes problematike, konstipacionit dhe aciditetit të lartë në stomak.

Rezultatet janë të shpejta.

Detoksifikimi

Konsumi i rregullt i xhelit largon toksinat nga organizmi.

Këtë xhel ju mund ta përfshini në lëngje frutash dhe perimesh dhe ta pini përpara se të hani mëngjes për të përforcuar tretjen dhe metabolizmin.

Kundër Anemisë

Xheli i Aloe Verës është përdorur në kurat natyrale kundër anemisë, verdhëzës, problemeve me fshikëzën dhe tretjen.

Hormonet në ekuilibër

Xheli i Aloe Verës rikthen ekuilibrat hormonalë dhe zgjidh problemet shëndetsore që prekin pankreasin dhe shpretkën.

Për lëkurën dhe flokët

Xheli i Aloe Verës shëron prerjet, çarjet, djegiet dhe e mban lëkurën dhe flokët të hidratuar dhe të butë.

Sistemi imunitar

Nëse e konsumoni këtë xhel në mënyrë të rregullt, sistemi juaj imunitar do të jetë më i fortë dhe më i mbrojtur sidomos në stinën e virozave.

Si Ta Ngrini Xhelin

Mënyra më e mirë për të përfituar ushqyesit dhe vlerat e xhelit të Aloe Verës është që ta ngrini atë.

Në këtë mënyrë, ju do të ruani freskinë për një periudhë më të gjatë.

Merrni disa gjethe Aloe Vera, hapini pak lehtas dhe nxirrni xhelin prej tyre. Gjethen prijeni në shirita dhe vendoseni në një kavanoz qelqi të cilin duhet ta fusni në frigorifer.

Në këtë mënyrë ju do të keni furnizime të vazhdueshme të xhelit mirëbërës.

Për një përdorim më të thjeshtë, xhelin mund ta hidhni në kubikët e akullit dhe ta ngrini.

Nëse digjini lëkurën mund të merrni një kubik dhe ta mbani mbi zonën e lënduar, ose mbi lëkurën me akne.

Nëse keni rrathë të errët poshtë syve, këto kubikë me xhelin e ngrirë janë miku juaj më i mirë.

Fërkoni zonën me xhelin e ngrirë dhe rrathët e zinj do të zhduken.

Nëse keni probleme me tretjen, konsumoni një kub me xhel dhe lëreni të shkrihet.agroweb

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!