Zvicra, një nga skuadrat pretendente për në finale, është eliminuar nga Botërori pas humbjes me ekipin e Suedisë. Të menjëhershme kanë qenë reagimet ku thuhej se Zvicra nuk luajti mirë dhe se i gjithë faji ishte i shqiptarëve që ishin pjesë e ekipit.
Blerim Xhemaili një nga futbollistët shqiptarë që është pjesë e kombëtares zvicerane ka reaguar në lidhje me humbjen duke thënë se : “Humbëm pasi jemi si Italia dhe kemi të njëjtin problem si ata. Megjithëse bëjmë lojë të mirë, kur kemi para një mbrojtje si mur, atëherë bllokohemi dhe nuk dimë si ta zgjidhim situatën’.
Komento