Sipas prezantueses Xhemi Shehu shqiptarët i keqinterpretojnë festat, duke i shëndërruar ato në organizime masive sipas mënyrave të tyre. Ajo është shprehur se duke marrë shkas nga kuptimi social që kjo festë përçon duhet festuar më pak e punuar më shumë për të nixitur barazinë gjinore e cila, sipas saj ende nuk ekziston. “ Gjithsesi, gjej rastin për t’u uruar të gjitha nënave, këtyre krijesave të dhembshura e me shpirt sakrifice, sa më shume lumturi e gëzim në çdo ditë të vitit”, ka thënë Xhemi.(xh.k/shqiptarja.com)