Sonte në mbrëmje ekipin e Milanit e pret një sfidë mjaft vendimtare përballë Xhenoas në "San Siro".Kjo ndeshje do të jetë decizive edhe për fatin e trajnerit Masimiliano Alegri, i cili është në prag të shkarkimit pas shumë rezultateve negative.
Humbja në Champions League përballë Malagas solli një fortunë në kampin kuqezinj, situata ka agravuar akoma më shumë, pasi dje presidenti Silvio Berlusconi është dënuar me katër vite burg.
Ngjarjet e fundit e kanë përkeqësuar situatën në shoqërinë kuqezinj, ç'ka mund të sjellë edhe një "kokë turku" sonte në mbrëmje.
Xhenoa do të kërkojë nga ana tjetër një rezultat pozitiv pas humbjes dramatike me Romën, që solli edhe shkarkimin e trajnerit.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com