Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj  feston sot ditëlindjen. Ky vit e ka gjetur më të kompletuar se kurrë më parë pasi jo vetëm si bashkëshorte, por këtë vit ajo feston edhe si nënë. Xhensila sivjet feston  26-vjetorin e lindjes.  Xhensila ka marrë shumë urime, por një ndër më të mirët do jetë ky i Kidës.

"Shumë urime për motrën time të mirë! Je personi më i mirë, me zemrën më të mirë që kam njohur ndonjëherë! Faleminderit motër për çdo gjë, të dua shumë! Edhe 100, me shëndet e të gjitha të mirat!"- shkruan Kida krahas fotos së dy këngëtareve dhe na tregoi edhe një herë raportin e mirë që kanë me njëra-tjetrën.

xhil.jpg