Xherdan Shaqiri ka fituar
çmimin "Lojtari i Vitit në Zvicër"

Xherdan Shaqiri ka fituar <br />çmimin "Lojtari i Vitit në Zvicër"
Xherdan Shaqiri ka fituar çmimin "Lojtari i Vitit në Zvicër". Në natën e ndarjes së çmimeve për futbollin zviceran në Bernë, ekipi i Baselit ka dominuar duke fituar 6-të çmime nga 9-të të mundshme. Vëmendja kryesore është përqëndrruar tek kategoria e futbollistit më të mirë të vitit për edicionin 2011-2012. Kandidatë për lojtarin më të mirë të vitit ishin Stephan Lichtsteiner, Diego Benaglio dhe Xherdan Shaqiri.
Në fund është përsëritur historia e një viti më parë duke nxjerrë në krye të listës si futbollistin më të mire të vitit kosovarin Xherdan Shaqiri. Shaqiri nuk është mjaftuar me çmimin e futbollistit më të mirë, por ka trimfuar edhe në kategorinë e golit më të bukur. Fantazisti nga me origjinë kosovare pas suksesit në kampionatin zvicerian dhe në ligën e kampioneve duke arritur deri në çerekfinale edicioin e kaluar, vendosi të largohet drejt kampionatit gjerman.
Shaqiri ka arritur një marrëveshje me ekipin e Bayern Mynihut për 4-tër edicione. Në ndarjen e çmimeve ka lënë gjurmë edhe Granit Xhaka që është shpallur futbollisti i ri më i mirë i Zvicrës.

(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjorë, më shumë ndihmës ligjore! Qeveria: Gati të japim paratë

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjorë, më shumë ndihmës ligjore! Qeveria: Gati të japim paratë