Xherdan Shaqiri “mashkulli
i vitit” sipas “GQ Germany”

Futbollisti me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri është shpallur nga revista “GQ Germany” si mashkulli i vitit 2013.

Ceremonia e organizuar nga version gjerman i revistës “GQ” është zhvilluar në Berlin në pallatin  e operas "Komische".



Të pranishëm në këtë event kanë qenë emra mjaft të njohur dhe ndër ta edhe David Beckham, i cili është shpallur "mashkulli me më tepër stil" për vitin 2013.

“Nuk e prisja  këtë çmim. Për mua është një surprizë për të cilën jam mirënjohës”, -është shprehur futbollisti Shaqiri.  Gjithashtu ai shtoj se ndihej i emocionuar për marrjen e këtij vlerësimi, të cilin e ka ndarë me shokun e tij të skuadrës të Bayern Munich.



Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

1/2
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'