Xhesika Ndoj i rikthehet historisë
me deputetin: Është i PD-së, 45 vjeç

Xhesika Ndoj i rikthehet historisë<br />me deputetin: Është i PD-së, 45 vjeç
Këngëtarja Xhesika Ndoj i është rikthyer historisë së saj me deputetin e Kuvendit të Shqipërisë. Në një intervistë për Rrokum Night me Kastro Zizon ajo ka folur për karrierën e saj si modele dhe si këngëtare.
 
E ngacmuar nga moderatori për historinë e deputetit se e ka bërë vet lajmin publik për të marrë famë ajo shprehet: "Ka qenë propozim i deputetit të PD për të bërë diçka publike. Donte të bëhesha femra e tij por mua nuk më ka pëlqyer të jem eskorta e askujt dhe nuk blihem me para. Deputeti është burrë i martuar dhe më tha 'nuk do të mungojë asgjë, do të mbaj si gocë sheiku'. Ai është i madh në moshë e unë nuk shkoj me 45-vjeçarë".
 
Kastro vazhdon të ngulë këmbë se fama e Xhesikës ka ardhur si pasojë e lajmeve me deputetin por ajo insiston që është këngëtare dhe u bë e famshme para 3 vjetësh. "Unë nuk mbaj mend gjë. Ju kujtohet ju?".
 
Përveç deputetit të PD, ajo paska miqësi dhe me Edi Ramën të cilin e ka takuar disa herë. Për ndërhyrjet plastike Xhesika thotë: "Vithet e mia janë origjinale, kurse gjoksin kam 3 muaj që e kam bërë".
 
Kjo vajzë është besimtare dhe shpeshherë shkon në Kishën e Laçit. Për t'u treguar njerëzve që ka zë, filloi të këndojë "Xhamadani vija- vija" së bashku me Kastron. Mund të themi që gjërat janë serioze, pra Xhesika di të këndojë dhe live.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot