Liga e Kampioneve në kontinentin e Azisë po shfrytëzohet shumë nga dy futbollistët shqiptarë, Hamdi Salihi dhe Xhevahir Sukaj për të treguar vlerat e tyre më të mira. Ish-sulmuesi i ekipit të Vllaznisë, Sukaj ka shënuar dy gola për ekipin e Sepehanit në fitoren e thellë me rezultatin 3-0 përballë ekipit të Al Nasr.

Sukaj ka shënuar dy golat e parë në këtë sfidë, konkretisht në minutën e 22-të dhe të 80-të. Sukaj ka treguar një formë të jashtëzakonshme në këtë kompeticion duke treguar edhe njëherë që është një kandidat potencial për fanellën e kombëtares, por De Biasi akoma nuk është bindur për ti dërguar një ftesë.

Dy ditë më parë shënoi Hamdi Salihi për kinezët e Jiangsu Sainti vetëm pak minuta pasi ishte futur në fushën e lojës si zëvendësues.
Kështu kompeticioni i Ligës së Kampioneve në Azi ka filluar që të flasë edhe shqip, pas paraqitjeve mjaft të mira të shqiptarëve. Me golin e para dy ditëve Salihi ka lëshuar sinjalin e parë që ekziston.



Dylber Balla