Mazhoranca ka vendosur mbrëmë vonë në takim e saj të tretë brenda një dite që anëtari i Kushtetueses Xhezair Zaganjori të jetë kandidati i saj i vetëm për kreun e shtetit. Zaganjori, propozimi i partisë më të madhe në qeverisje, PD është pranuar dhe nga tre aleatët e tjerë të koalicionit qeverisës rreth orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme. Ndërkohë që ky emër është i padëshirueshëm për socialistët, të cilët pritet të mos japin konsensusin e tyre, pavarësisht se gjithçka mund të ndryshojë sot apo në ditët në vijim pas ndonjë takimi të mundshëm mes Ramës e Berishës.
NJERIU I JOZEFINES
Xhezair Zaganjori, përpos jurist, ka qënë dhe udhëheqësi i doktoraturës për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Çka pritet që të krijojë dhe probleme mes mazhorancës dhe opozitës për këtë kadidaturë, e cila shpeshherë dhe kur ka qënë në vendime kryesore të Gjykatës Kushtetuese, ka pasur rezerva në lidhje me anësinë e tij politike. Por që gjithsesi do të mësohet sot qëndrimi i PS për këtë kandidaturë dhe për ecurinë e kompromisit me mazhorancën për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Kështu, dita e djeshme ka qënë shumë e ngarkuar përsa i përket negociatave për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në këto takime të ngjeshura, nuk është mundur të shmangeshin dhe emrat për të qënë pasues të Topit, të cilët përjashtuar ish-kryetarin socialist Nano, të tjerët kanë qënë propozime tërësisht të reja dhe që përfshijë emra nga diplomacia dhe jurisprudenca. Në të dy takimet e zhvilluara nga krerët e partive të mazhorancës, Berisha, Meta, Idrizi dhe Mediu janë hedhur në tavolinë për diskutim emra të tillë si juristi i njohur, Kristaq Traja, ish-hartues i Kushtetuetës, anëtar i Gjykatës së Strasburgut dhe aktualisht rektor në një universitet privat, Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se mandati i tij ka përfunduar por që është një jurist me përvojë. Mësohet se nuk kanë munguar emrat e diplomacisë shqiptare, ku është diskutuar për ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shqipërisë në Romë, Llesh Kola si emri që mund të përfshijë konsensusin e të gjitha pëlëve dhe që mund të hidhet për diskutim bashkë me emrat e tjerë për postin e kryetarit të shtetit, për të marrë dhe mbështetjen e opozitës. Por jashtë diskutimit nuk kanë mbetur as ambasadorja jonë në Bruksel, Mimoza Halimi, ambasadori ynë në Athinë Dashnor Dervishi, Ledi Bianku gjyqtar shqiptar në Strasburg dhe Ferit Hoxha ambasadori ynë në OKB. Këto kanë qenë emrat të cilët janë përfolur, ndërkohë që nga mazhoranca më i kuotuari që në fillim për të qënë kandidat për kryetar të shtetit ka qënë anëtari i Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori. Me sa duket palët politike në Shqipëri po qëndrojnë në idenë që të ndjekin shembullin e Greqisë, e cila në kohë krizash i është drejtuar gjithnjë për drejtimin e vendit një anëtar të Kushtetueses. Ndërkohë që sërish mazhoranca është mbledhur në orën e vona të natës për të "korigjuar" shënjestrën dhe për të "korrektuar" këtë listë të gjatë emrash. Por për të ardhur tek kjo listë e gjatë kandidatësh, ditën e djeshme janë konsumuar shumë takime të forta. Të cilat fillimish kanë pasuar atë takim të ditës së dielë në mbrëmje, teksa kryebashkiaku Basha dhe pronari i TV Klan Frangaj kanë konsumuar një darkë në gjirin e Lazit në shtëpinë e Metës, në përpjekje për t'i mbushur mendjen që presidenti të zgjidhet brenda kësaj mazhorance, kërkesë që mësohet se nuk është marrë parasysh nga Meta.
NISJA E TAKIMEVE
Që në mëngjes kreu i qeverisë, Berisha ka zhvilluar një takim me kryetarin e PBDNJ, Dule me të cilin ka ndarë qëndrimin për presidentin e ri që duhet të jetë i gjithëpranuar dhe i diskutuar me opozitës, pasi ndryshe nuk do të ketë reaund ditën e sotme. Ndërsa nga Dule ka marrë dhe njëherë qëndrimin e fortë pro mbështetjes së Nanos president. Menjëherë pas këtij takimi, Berisha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA, Arvizu ku për një orë kanë diskutuar në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë kreu i shtetit, ndërkohë që pas kësaj kryeministri ka zhvilluar takimin me aleatët e tij në qeverisje, Meta, Idrizi dhe Mediu. Gjithë biseda mes katër krerëve të koalicionit qeverisës është përqëndruar rreth gjetjes së një emri konsensual për kreun e shtetit, duke pasur ndërkohë të njejtin qëndrim: Presidenti duhet të zgjidhet përtej mazhorancës dhe në konsultime dhe me opozitën. Një takim që ka bërë për herë të parë të ditur se do të dilet brenda ditës me një listë emrash nga të cilët do përzgjidhet dhe kandidati i mundshëm për të qënë kandidati konsensdual për President. Menjëherë pas këtij takim të krerëve të koalicionit qeverisës, janë mbledhur dhe forumet drejtuese të PD, LSI, PDIU dhe të PR, ku kanë hedhur për diskutim gjithçka që është diskutuar në takimin e mesditës mes tyre për Presidentin, si dhe janë mandatuar për të kaluar në fazën finale, atë të përzgjedhjes së emrave për kryetar të ri të shtetit. Takimi tjetër i krerëve të partive të mazhorancës qeverisëse, Berisha, Meta, Idrizi dhe Mediu është zhvilluar pasdite. Për herë të parë janë bërë të ditur dhe emrat e listës së kandidatëve për President. Listë e cila është diskutuar sërish në takimin e tretë brenda një ditë mes krerëve të partive të amzhorancës për kreun e ri të shtetit që filloi në orën 21.00 dhe që ka konkluduar me emrin e Xhezair Zaganjori.
sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com