TIRANE- Fanatikët shqiptarë që duan të shkojnë për Xhihad (luftë të shenjtë) në Siri, tashmë e kanë një mundësi tepër të thjeshtë: rrjetin social Facebook. Prej ditësh është vënë re një shtim i theksuar i klikimeve apo komenteve në disa faqe, ku promovohen muxhahedinët (luftëtarët) shqiptarë, ndërsa mbizotëron një faqe e quajtur Krenaria Islame, me rreth 2.700 ndjekës. Më tej, në facebook mund të klikohet edhe “T’i mbështesim muxhahidët” dhe në të gjitha rastet mund të gjendet lehtë informacion rreth të gjithë shqiptarëve që po luftojnë për të formuar shtetin e madh islamik. Ndërkaq, dyshohet se pëmes këtyre faqeve arrihet edhe rekrutimi për në Siri. Aty shfaqet një foto me dixhiturën “Muxhahedinët shqiptarë të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, me liderin e batalionit të tyre, Lavdërim Muhaxheri”.
Ky i fundit thotë se “Vëllezër, u këshilloj që të mos qëndroni një minutë më shumë në shtëpitë tuaja, por përgatituni dhe nisni udhëtimin drejt xhihadit,” thotë ai. “Ne e falenderojmë Allahun që na lejon ne të bashkohemi me këta luanë nga e gjitha bota për të mbrojtur këtu nderin e motrave tona myslimane”. Faqja Krenaria Islame në Facebook ka edhe video të tjera xhihadistësh, të përkthyera në shqip, vlerësime për shqiptarët që kanë vdekur duke luftuar në Siri dhe video ku sulmohet demokracia si e papërputhshme me Islamin. Në një video, që duket se është regjistruar në një vend perëndimor, burra me mjekër bëjnë thirrje për myslimanët që të bojkotojnë zgjedhjet, duke argumentuar se myslimanët e vërtetë nuk votojnë.
Dje gjendeshin informacione rreth vrasjeve të foshnjave, rrëmbimeve të grave dhe luftimeve të ashpra, teksa sulmohen liderët e moderuar islamikë në Shqipëri e Kosovë. Në faqe ka vlerësime edhe për liderin terrorist, Osama Bin Laden. Ndërkaq, për “Turkishëeekly.net”, eksperti i sigurisë Arjan Dyrmishi thotë se “Edhe pse ekstremistët myslimanë shqiptarë mund të jenë të paktë në numër, ata ende përbëjnë një kërcënim të veçantë për sigurinë kombëtare. Nëse të gjithë pasuesit e kësaj faqe identifikohen si terroristë, ata do të bënin një ushtri të vogël dhe përbëjnë një problem të madh. Të gjithë veteranët që kthehen nga konflikti sirian janë një kërcënim për shkak të pikëpamjeve të tyre ideologjike si promotorë të Islamit politik, por edhe për shkak të faktit se çdo moment çdonjëri prej tyre mund të kryejnë sulme të ngjashme me ato të para në Londër dhe Paris”.
Nga ana tjetër në “fokus-fen.net” të Shkupit postohej një mesazh i freskët i komandantit, në të cilin ai thotë se “Teologët islamikë nuk duhet të përhapin thashethemet se nuk ka asnjë Xhihadi në Siri. Ne do të luftojmë deri në fund, derisa kalifati të jetë restauruar në Sham [rajon historik gjeografik i Sirisë, apo Sirisë së Madhe] dhe Irak. Ne do të luftojmë deri në vdekje”. Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, ISIS, është themeluar në vitet e para të luftës në Irak. Ata u zotuan për besnikëri ndaj Al Kaedës në vitin 2004, duke u njohur si Al Kaeda e Irakut. Grupi synon krijimin e një kalifati suni në Irak e Siri.
Ushtria e muslimanëve si “NATO Islamike”
Mes postimeve në “Krenaria Islame” spikaste një mesazh, ku ndonëse me gabime shkruhet se “Egziston një frikë e madhe perëndimore dhe e gjithë shërbimeve sekrete antiislame se në luftërat: Afganistan, Irak, Libi dhe Siri është formu një ushtri islame e organizuar, e cila po rritet dhe zhvillohet cdo ditë e më shumë, madje madje nëse do kishim përdorë ndonjë term përgjithësues do ishte përafru termi "NATO".
Kjo ngaqë në këtë masë ushtrie po marrin pjesë persona nga të gjitha kombet, racat dhe gjuhët e botës. Dhe qëllimi dhe synimi i kësaj ushtrie e cila po vjen është vetëm shteti Islam me parime të sheriatit dhe ska më kalkulime demokratike të tipit të egjiptit ku disa persona me kravata (agjensit sekrete) me lozë me vullnetin e popullit, por kësaj here do ndërtohet shteti tamam ashtu siç është ndërtu shteti i parë Islam në kohën e Muhamedit a.s dhe në kohën e khalifateve. Allahu e bëftë të mundur që Muslimanët të udhëheqin botën”
Klerikët arabë, tjetër vështrim për Xhihadin në Siri
Një debat tepër i ashpër ka lindur edhe mes vetë muslimanëve, ku një pjesë e tyre, që janë edhe me ekstremistët, kërkojnë formimin e shtetit të madh islamik. Në Facebook, te Krenaria Islame, nëse klikohet te https://www.facebook.com/photo.php?v=797668106915557, gjendjet një thirrje e plotë në shqip për të dhënë jetën në Siri, ku përshkruhen edhe përfitimet e dëshmorëve. Ndërkaq, vetë klerikët e lartë dhe dijetarët e shquar muslimanë të Arabisë Saudite paraqesin të tjera argumente rreth kësaj lufte. Në faqen “Kohaislame.com” paraqiten qartë këto këndvështrime të ndryshme të tyre.
Shkrimi u publikua sot (17.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com