Një përkrahës britanik i ISIS ka publikuar në internet emrin dhe adresën e ish-drejtuesit të Navy Seal, O’Neill, që vrau Osama Bin Laden në Abbottabad, në Pakistan, natën e 1 majit të 2011-s duke i kërkuar xhihadistëve amerikanë ta vrisnin.

Mirror shkruan se në tëitter se një ndjekës i ISIS ka publikuar ka publikuar adresën e O’Neill dhe ka bërë thirrje që ta vrasin.

Thirrja e tij është mbështetur edhe nga përkrahës të tjerë të Shtetit Islamik.

O’Neill është larguar nga forcat e armatosura amerikane në 2012-n dhe tashmë ka hapur një shoqatë në ndihmë të veteranëve të ushtrisë amerikane.
 
Redaksia online
(shqiptarja.com)