TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka vlerësuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për imamët e vetëshpallur Bujar Hysa dhe Genci Balla, të cilët dyshohen se kanë krijuar celula të rekrutimit të besimtarëve myslimanë për të luftuar me grupet e opozitës në Siri.
Ndërkaq është dhënë masa e "arrestit me burg" edhe për Zeqir Imerin dhe Fadil Mysmilanin. Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë, Edmond Balla, Verdi Morava, Astrit Tola dhe Orion Reçi, vendimi pritet të jepet nesër.
FINANCIMI
Për të siguruar shumat financiare grupi kishte disa burime të ardhurash. Bëhet fjalë për disa dyqane si, piceri "Hallall" dhe dyqane të tregtimit të mishit. Verdi Morava, Shyqyri Kaca, Almir Daci dhe Medi Manallari janë personat e identifikuar nga prokuroria si financuesit e këtij grupi.
Shpeshherë lekët jepeshin në dorë, ndërkohë në shumë raste shumat financiare transferoheshin nëpërmjet bankave dhe degëve të unioneve. Shumë transferta janë kryer nga Siria dhe Turqia, si dhe nga disa shtete islamike. Për të hedhur dritë mbi këto transferta prokuroria ka kërkuar që të verifikohen me imtësi të gjitha llogaritë bankare të të arrestuarve dhe transfertat bankare që ata kanë kryer.
SOT MASA E ARRESTIT
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për imamin Bujar Hysa dhe për Genci Ballën, të dyshuar si organizatorë të grupit. As Hysa dhe as Balla nuk kanë pranuar akuzat.

Më 11 mars 2013 policia arrestoi 8 persona ndërsa shpalli në kërkim 5 të tjerë nën akuzën e krijimit të celulave të rekrutimit të besimtarëve myslimanë për të luftuar me grupet e opozitës në Siri. Në pranga janë GGenci Ballaenci Balla, Bujar Hysa, Edmond Balla, Zeqir Imeri, Verdi Morava, Fadil Muslimani (Dervishi), Astrit Tola, Orion Reçi ndërsa janë në kërkim Gerti Pashja, Shkëlzen Dumani, Shyqyri Kaca, Almir Daci, Medi Manallari.
RENGU I AKUZES QE FUTI NE KURTH CELULEN
Që nga muaji shtator kur Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit kanë nisur hetimet për të çmontuar një celulë xhihadistësh, që rekrutonte besimtarë dhe i dërgonte ata në betejat e përgjakshme Siriane, janë kthyer në aeroportin “Nënë Tereza” mbi 20 persona, që donin të iknin në Turqi.
Prokuroria për këto raste ka pasur informacion se ishin përgatitur për të shkuar në Turqi dhe më pas do kalonin në Siri. Nisur nga këto kushte është vendosur që mbi 20 persona të kthehen në aeroport me preteksin e mosmjaftimit të shumave financiare, që kishin me vete, për periudhën e qëndrimit të tyre në Turqi.
Kjo alibi e ngritur nga prokuroria për të kthyer mbrapsht mercenarët shqiptarë, ka qënë një reng për personat e vënë në përgjim dhe vëzhgim të plotë, nga ana e policisë.
“Shqiptarja.com” zbulon se menjëherë pasi mësonin për kthimin në aeroport, organizatorët e këtij rrjeti xhihadisësh që drejtohej nga Genci (Abdurrahim) Balla, Bujar Hysa dhe Gerti Pashja, që ndodhet në Siri, fillonin bisedimet me njëri-tjetrin dhe pjesëtarë të tjerë, për të mundësuar sërisht dërgimin e “luftëtarit” që kishte vendosur të shkonte të luftonte ushtrinë e “Tagutit” (Assadit).
PERGJIMI
Teksa prokuroria luante me rengun e rikthimit mbrapsht të disa prej mercenarëve, drejtuesit e grupit binin në kurth, duke filluar të flisnin me e-mail, Skype, telefona në të gjitha bazat e tyre, madje deri në Turqi dhe Siri. Për t’u lidhur me këto dy shtete shërbente e-mail-i dhe Skype.
Të gjitha këto programe kanë qënë nën mbikqyrjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë shumë përgjime janë kryer dhe në telefon dhe vende të hapura, kryesisht afër xhamive ku ushtronin aktivitet anëtarët e grupit radikal.
Prokuroria shprehet e bindur se ka shkatëruar një celulë muxhahedinësh, detyra e të cilëve në Shqipëri ishte vetëm të rekrutonin dhe financonin mercenarët për t’i hedhur më pas në betejat në Siri. Prokuroria disponon përgjime që tregojnë se të arrestuarit pas rikthimit të njerëzve në kufi janë riorganizuar sërisht, duke mundësuar sigurimin e shumave financiare.
Ky grup, është celulë e grupeve radikale që synojnë të vendosin shtetin islamik në Siri. Një ide të tillë drejtuesit e këtij grupi e kanë hedhur edhe në Shqipëri në formën e propogandës, duke publikuar video audio në faqe të ndryshme internet. Të gjitha këto prova tashmë janë administruar në dosjen penale të prokurorisë.
ZBULIMI NGA SHISH
Vdekja e disa shqiptarëve në luftimet në Siri, ngritën dyshime të forta për Shërbimin Informativ Shtetëror, lidhur me ekzistencën e një celule xhihadistësh që vepronte në Shqipëri. Për të rënë në gjurmët e njerëzve që mbanin në këmbë këtë celulë agjentët e SHISH kanë mbajtur në vëzhgim gjatë muajve gusht dhe shtator, të vitit të kaluar, disa nga familjet që kishin humbur djemtë e tyre në Siri.
Pikërisht në dy familje në Tiranë dhe një në Pogradec, janë parë të hyjnë persona të dyshimtë dhe të mbajnë kontakte të vazhdueshme me familjarët e viktimave. Në të treja familjet, personat e vrarë në Siri nuk është arritur të mundësohet kthimi në Shqipëri i trupave të vdekur. Burime pranë prokurorisë, thanë se këta persona janë mbajtur në mbikqyrje nga SHISH, dhe më pas çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Redaksia Online
(e.s/sg/dd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Video konferenca nga fronti i luftës për xhamitë në Shqipëri