TIRANE - A1Report sjell rrëfimin e xhihadistit shqiptar, i cili për emisioni Italian Le Iene ka rrëfyer mënyrën e rekrutimit për të shkuar luftëtar në Siri dhe përgatitjen ushtarake që ata kryenin në kampet e luftëtarëve të ISIS. Sipas të riut në kampet e ISIS ai ka takuar shtetas nga e gjithë bota, ndërsa vdekja në këtë luftë për të ruajtur fjalën e zotit si më të lartën gjë, është veprim martiri.
Xhihadisti i cili fillimisht është menduar se ishte nga Kosova rezulton se është një Shqiptar nga Shkodra. Në rrëfimin e tij ai tregon se është nisur për xhihad bashkë me katër shokë të tij dhe se atje kanë gjetur mjaft shqiptarë dhe kosovarë që gëzonin respektin të tjerëvë pasi kishin krijuar kampe për xhihadistët.
Ai sqaron se gjatë udhëtimit dhe deri në mbërritjen në destinacion janë drejtuar nga një farmacist dhe gjatë gjithë kohës kanë takuar shqipëtarë të tjerë që kishin mbërritur më parë.
Në kampet e Sirisë kishte xhihadistë nga të gjitha vendet thotë shqiptari duke përmendur rastin e xhihadistëve kosovarë apo amerikanë e francezë që ishin bashkuar në luftën për xhihad.
Sipas tij xhihadistët para se të shkojnë në Siri duhet bëjnë stërvitje dhe të kenë lexuar mirë kuranin pasi atje i kërkohet që të bëjnë çfarëdolloj gjëje duke nisur nga kërkesat që ata kanë. Ata mund të stërviten për specialistë të armëve apo fusha të tjera. Gjithçka thotë ai varet nga ajo që kërkon ti të bësh dhe nga mënyra se si sillesh.
Vrasja është gjëja e fundit që të mbetet të bësh, thotë xhihadisti dhe për këtë ai merr urdhra të qartë nga eprorët që vetëm në rast të përfshirjes në dyluftim është i detyruar ta bëjë këtë veprim.
Martirë sipas xhihadistit është kushdo që vdes duke luftuar në emër të zotit pasi edhe në kuran është e thënë qartë që të mirat materiale, besimi dhe çdo gjë tjetër që kanë muslimanët është e shenjtë dhe kush nuk i cënon ato duhet të luftohet.
/Shqiptarja.com