Dhe Italia ka gruan e parë që është e gatshme të vdesë per Allahun. Por ajo ka bërë më shumë jehonë është se ajo është gruaja e nje shqiptari nga Kosova. Maria Giulia Sergio e cila tashmë është konvertuar në myslimane me emrin Fatima Az Zahra, ka qënë e martuar me një ndjekës të imamit Shefqet Krasniqi i arrestuar ne Kosove shtatorin e vitit të kaluar nën akuzën e rekrutimit të xhihadisteve për t’i dërguar në Siri.
 
Rasti i 27-vjeçarjes nga Napoli e cila dyshohet se i është bashkuar xhihadisteve në Siri, është përmendur edhe nga Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano gjatë një raportimi në Senat.
 
Mediat italiane shkruajnë edhe mënyrën se si Maria Giulia arriti të bashkohej me grupin e xhihadisteve shqiptarë në Siri.
 
“Pas ndërrimit të banesës, e reja ra ne kontakt me nje shqiptar ne xhaminë e Treviglios me të cilin 27-vjeçarja nga Napoli do te martohej. Çifti i sapo martuar do të jetonte ne zonën e Grossetos ku ishin nën ndikimin e mësimeve te islamit radikal te Imamit Shefqet Krasniqi dhe Imamit nga Bosnja Bilal Bosnic”, shkruajnë mediat italiane.
 
Sipas tyre në vitin 2013 karabinierët zbuluan se Maria Giulia nëpërmjet Turqisë ishin arratisur ne Siri se bashku me te shoqin ku i ishin bashkuar nje grupi xhihadistesh shqiptare. 

Fatima Az Zahra



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)