Dashamir Xhika dhe Andi Toma gjatë 3 ditëve që kanë qëndruar në qelitë e Policisë së Elbasanit janë ankuar për ushqimin dhe kushtet. Një burim nga Policia e Elbasanit, tha për Report Tv se Dashamir Xhika i ka thënë punonjësve të policisë se ushqimet nuk mund ti hajë pasi nuk janë të mira.

Po kështu Dashamir Xhika është ankuar edhe për kushtet e fjetjes. Ish-drejtorët e ARRSH duket se kanë qenë të pakënaqur me kushtet në qelitë e Policisë Elbasan. Xhika, Toma dhe 9 personat e tjerë janë arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre për rrugën Elbasan-Gjinar, ku dëmi ndaj shtetit llogaritet 5 mld lekë. 

d.b/shqiptarja.com