Partizani ka realizuar një goditje të dyfishtë duke firmosur me Dashamir Xhikën dhe Lorenc Trashin. Dy futbollistët të lakuar shumë ditët e fundit hodhën firmën dhe u prezantuan në prani të trajnerit Shpëtim Duro vetëm pak ditë pas prezantimit të Bathës e Mustafës.
Portieri Xhika tashmë i konfirmuar disa ditë më parë ka firmosur një kontratë 3 vjeçare duke u rikthyer në shtëpi. Edhe për mesfushorin Lorenc Trashi është arritur e njëjta marrëveshje. Ish-futbollisti i Lushnjës që vetëm pak ditë më parë u vlerësuar me një nga çmimet “Talenti sezonit 2013 – 2014 “ do të jetë pjesë e 15 herë kampionëve të vendit për një periudhë 3 vjeçare.
Por, Partizani ende nuk është ngopur, pasi akoma nuk janë realizuar të gjitha dëshirat e trajnerit Duro. Presidenti Demi ka vendosur një çek 1 mld lekë në dispozicion të Duros me qëllim që të ngrejë të kuqtë në majën e futbollit shqiptar.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com