Xhiro me makinë në Dajt me pistoletë e kanabis me vete, arrestohet burri që dhunoi policinë, gruaja tentoi të fshehë armën

Xhiro me makinë në Dajt me pistoletë e kanabis me vete, arrestohet burri që dhunoi policinë, gruaja tentoi të fshehë armën

TIRANË - Efektivët e komisariatit numër 4 vunë në pranga një 35-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe drogë ndërsa bashkëshortja e tij do të procedohet në gjendje të lirë në një operacion të koduar "teleferiku", pasi ajo tentoi të fshehë pistoletën.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë marrë informacion në rrugë operative se në Dajt, një shtetas qarkullonte me mjet në orët e pasdites, duke mbajtur me vete armë zjarri.

D. Q., 35 vjeç, banues në Tiranë udhëtonte me makinë në zonën e Dajtit, dhe sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke braktisur automjetin me të cilën po qarkullonte bashkë me bashkëshorten e tij, J. Q. 35-vjeçari u kap nga punonjësit e Policisë, të cilët i ka goditur dhe kundërshtuar, me qëllim evitimin e kontrollit të makinës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër me 9 fishekë, automjeti me të cilin qarkullonte, 500 euro të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale, 2 telefona, si dhe 1 qese plastike farmaceutike me një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gruaja me inicialet J. Q do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", pasi tentoi të fshihte armën gjatë kontrollit të automjetit.

I arrestuari do të hetohet për veprën penale "Kundërshtim i punonjësve të policisë", “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Si shume Arne qarkullojne neper Shqiperi. !: 04/03/2020 16:01

    Ha duhet te mbaje njeri nje dite pergjethsi perpara Drejtesise per te gjithe keto Arsenal Armesh ,,qe Jane neper duart e Popullit ! Ha duhet te shpetojne AI Dicitali. ! Se i kane filluar TI dridhen kembet Kure e pashe ne rruge ne 2 Mars .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda