‘Xhisiela’/ Meta në Report Tv: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Presidenti Ilir Meta gjatë intervistës në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ duke komentuar rastin ‘Xhisiela’ kërkoi që organet e drejtësisë të nxjerrin para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin pa dallime.

Letra e Nuhut ka mbërritur në tavolinën time vetëm një ose dy ditë përpara se unë të nisesha për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra nga mesi i shtatorit. Janë kërkuar të gjitha sqarimet dhe ky është një proces që vazhdon lidhur me çështjen në fjalë. Por mendoj që çështja është delikate dhe e mprehtë sepse në rast se nuk sqarohet në mënyrë të besueshme dhe transparente, do të krijojë një dyshim të madh për të ardhmen e mënyrës së funksionimit të shtetit ligjor, të Policisë së Shtetit, të Prokurorisë dhe të raporteve të Ekzekutivit me to.

Dhe, së dyti, sqarimi i saj në mënyrë të plotë dhe të besueshme do të kontribuojë në rritjen e besimit te këto institucione, por edhe në mos përsëritjen e ngjarjeve të tjera. Çfarë që do të thotë kjo? Nuk mund të jap sot asnjë vlerësim konkret, por në rast se qytetarja ka qenë e detyruar, sipas opinionit publik, të bëjë disa denoncime në institucione të ndryshme të policisë, atëherë është e rëndësishme që të bëhet një analizë përse ka ndodhur kjo gjë. Mjafton një qytetar të bëjë denoncimin në stacionin më të afërt të policisë dhe ai duhet të trajtohet me përgjegjësi, apo në rast se oficeri në fjalë ka kërkuar mbrojtje pasi është kërcënuar dhe një mbrojtje e tillë nuk i është dhënë.

Edhe këtu përsëri duhet ndaluar se përse kjo gjë ka ndodhur dhe personat përgjegjës të vihen para përgjegjësisë. Dhe shumë çështje të tjera, të cilat nuk janë çështje që më takojnë mua që t’i gjykoj, sepse ato duhen marrë hap pas hapi dhe duhen sqaruar në mënyrë shteruese për interesin e publikut dhe për interesin e rritjes së besimit të publikut te policia, te prokuroria, te shteti dhe për dobësimin, për goditjen e imazhit të të fortëve, të cilët shpeshherë ndoshta dhe vetë në mënyrë arrogante dhe të papërgjegjshme marrin përsipër të demonstrojnë që kanë ndikim mbi shtetin, duke dëmtuar rëndë besimin e qytetarëve tek institucionet.

Ilir Meta

Rasti u bë publik pas denoncimit të ish-oficerit Nuhu që kërkoi azil në Zvicër, ndërsa është arrestuar djali i deputetit të Krujës, Rexhep Rraja që akuzohet për përndjekje të ish-të dashurës Xhisiela Maloku, e cila ka mohuar se është dhunuar, ndërsa ka akuzuar opozitën pas shpërthimit me eksploziv në banesën e saj pak ditë më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja