‘Xhisiela’/ Pas Bashës dëshmon 30’ edhe gazetari Basir Çollaku: Ja për çfarë më pyeti prokuroria

TIRANE-Gazetari pranë PD-së, Basir Çollaku ka dëshmuar për rreth 30 minuta mesditën e sotme në prokurorinë e kryeqytetit pas kallëzimit të Taulant Ballës për dy vepra penale për kallëzim të rremë dhe fyerje në kuadër të denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu.

Ai është marrë në pyetje nga prokurorja Elsa Miha, ndërsa pas daljes nga organi i akuzës në një prononcim për mediat theksoi se u pyet si e kishte realizuar intervistën dhe publikim.

Jam thirrur nga prokuroria në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat, pas padisë së Taulant Ballës. Ajo që prokuroria duhet të bëjë është që t’u shkojë deri në fund. Shpjegimet e mia kanë qenë rreth intervistës me Emiljano Nuhun. Prokurorët kanë kërkuar të dinë si e kam bërë intervistën, kontaktet dhe si është bërë publikimi. Nuk ka pasur asnjë telenovelë partiake. Shpresoj që prokuroria të jetë korrekte ashtu sikur ishte në marrjen e dëshmisë. Prokuroria t’u shkojë deri në fund cdo lloj denoncimi, pasi mbase ata janë skenaristët. Nuk u pyetet për kallëzimin? Ky është një derivat dhe kjo është një dosje rreth të cilës po kryen hetimet. A keni besim te prokuroria? Beso dhe kontrollo.

Basir Çollaku

Basir Çollaku në datë 26 shtator publikoi dëshminë e policit të komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, i cili deklaroi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Pas denoncimit, Balla kallëzoi penalisht Lulzim Bashën, Edi Palokën, Enkelejd Alibeajn, Basir Çollakun dhe Emiljano Nuhun. Të premten e javës së kaluar ishte në prokurori për të dëshmuar për padinë, lideri i PD, Lulzim Basha, ndërsa sot dëshmoi gazetari pranë PD-së, ndërkohë që në ditët në vijim pritet që të pyeten edhe personat e tjerë.

Ish-oficeri i Krujës, Nuhu që kërkoi azil në Zvicër pretendon se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Ai akuzon se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan. Por Nuhu, kur bëri më 30 korrik kallëzimin në Komisariatin 6 të Tiranës, duke denoncuar se ishte kërcënuar pasi po hetonte çështjen e Xhisielës, nuk i referohet aspak episodit të 21 korrikut.

Kufizohet vetëm të thotë se pasditen e 30 korrikut dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet Ëhat’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë. Sipas policisë që heton mbi këtë çështje, këto kërcënime me armë në të vërtetë nuk kanë ekzistuar dhe Emiljano Nuhu ka vendosur t’i shpikë ato vetëm para se të arratisej, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turko-Osmani JEVG Basir KUSARI: 16/10/2018 18:49

    Basir HAJDUT JEVG Çollaku bën si i Fortë dhe Sfidon Ligjet e Shtetit !?! Basir Kllouni qê ka Surrat tê PËSHTIRË prej HAJDUTI dhe KRIMINELI !

    Përgjigju
  • Demokrati: 16/10/2018 18:07

    o pseudo azetar .Ja funderinat e pd te gjithe ne shqup jane futur.

    Përgjigju
  • Tirona: 16/10/2018 17:48

    Ky qokaxhiu vetem gazetar sesht ky e di veten prokuror i shqupit me te pa ftyr skam pa i neveritshem si Baboooolja.Jepi kerrm yt far e keqe shqupi.

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 16/10/2018 16:45

    Kane marre superxhiro monstrat,sikur kane dale nga kafazi,te etur per pushtet bejne cdo gje sado banale qofte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja