TIRANË-Partia Demokratike ka vijuar me akzuat në drejtim të qeverisë lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut, vajza që denoncoi për dhunë djalin e deputetit Rrahman Rraja.
Në një konferencë për mediat nga selia blu, deputetja demokrate Albana Vokshi, ka thënë se djali i deputetit po mbrohet nga qeveria, ndërkohë që Xhisiela Maloku dhe familja e saj, ende nuk janë marrë nën mbrojtjen e shtetit.
Vajza e re dhe familja e saj nuk janë marrë në mbrojtje. Qëllimshëm mekanizmi për parandalimin e dhunës ndaj grave nuk zbatohet. Është vet Rama që po bën çdo përpjeke për ta shfaqur vajzën para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me pushtet. Nëse Balla dhe Rrahja s’do kishin bekimin e kryeministrit, sot viktima do ishte marrë në mbrojtje dhe djali përdhunues i deputetit duhet të ishte në burg. Rama qëndroi krah kriminelëve, duke dënuar denoncuesin Emiljano Nuhu, me sulmoi të njëjtën gjuhë si Zaganin, që denoncoi grupin e trafikantëve Habilaj. Rama e ka provuar me rastin e Zaganit, se sjellja si mafioz, me denigrim, e vonoi të vërtetën për hetimin ndaj Saimir Tahirit, por se pengoi dot.
Albana Vokshi, deputete e PD
Rasti i Xhisiela Malokut ka trazuar politikën shqiptare në javën e fundit me akuza dhe kundër akuza nga opozita dhe shumica. Historia nisi nga dëshmia e policit në komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu i cili deklaroi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Nuhu akuzoi dhe numrin 2 të PS, Taulant Balla, se ka mbështetur Rrajën në kërcënimin me pistoletë. Ndërkohë që Balla ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka thënë se denoncimi i ish-policit është një histori Babale 2. Vetë Xhisiela Maloku, në një intervistë për Report Tv, mohoi faktin e përdhunimit dhe kërcënimit me armë të oficerit në Komisariatin e Krujës. Dosja po hetohet nga Prokuroria, ndërkohë që sipas ekspertizës Xhisiela Maloku është dhunuar. Oficeri i Policisë që mori deklarimin, Gentjan Citozi është pezulluar nga detyra, ndërsa Emiljano Nuhu që bëri publik denoncimin ndaj Ballës është në Zvicër ku ka kërkuar edhe azil.
Kur flet ne ti ,mos ngelte njeri pa fol. Mazhoranca reagoj per drejtsi dhe jo si ju qe hodhet Gerdecin ne hava dhe vrat 30 veta , vrate kater qytetar me dur ne z chepa me 21 hanar , qe jo vetem nuk bet drejtsi , po mcefet krimin . Pranej poplli nuk ju vjen mrapa se e din ca soji heni . Ju ka provu poplli dy here dhe e jeni nxi Shqipnin . Po duro se ceshtjet e serialit babale do hetohen dhe kater deputet te juj jane kandidat per Rec , per shpifje
Përgjigju