Opozita kallëzon Ramën: 3 vite burg për kërcënimin e Nuhut. Kryeministri: Të hetohem!

TIRANE - Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim depozituan sot në Prokurori një padi kundër kryeministrit Edi Rama. Padia e opozitës lidhet me denoncimin e ish-oficerit të Fushë Krujës, tashmë në arrati, Emiljano Nuhu, se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga të afërm të deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe në prani të kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla.

Kryetarët e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili dorëzuan kallëzimin në Prokurorinë e Tiranës. Opozita bën përgjegjës edhe kryeministrin Edi Rama për kërcënimin e pretenduar të Nuhut, pavarësisht se ish-oficeri nuk ka qenë në gjendje të japë prova konkrete që faktojnë akuzën e tij. Sipas opozitës, qëndrimi i kryeministrit ka qenë në mbrojtje të deputetit Rraja, duke promovuar kështu dhunën dhe krimin, ndërsa me një status në rrjetet sociale kërcënoi ish-oficerin Nuhu. 

Opozita ka tre akuza ndaj Ramës "kanosja për shkak të detyrës", "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "kanosja për të moskallëzuar". Sipas opozitës, këto akuza rrezikojnë ta dënojnë kryeministrin me 2, 3 deri në 4 vite burg.

Sipas PD dhe LSI, nga deklarimi publik i Kryeministrit Edi Rama më datë 29.09.2018, arrihet në konkluzionin se:

a) Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim jo vetëm manipulimin e opinionit publik mbi çështjen, por mbi të gjitha intimidimin dhe paracaktimin e rezultatit të hetimit nga organet ligjzbatuese, me synimin për të penguar zbulimin e të vërtetës.

b) Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim kanosjen mafioze ndaj Nënkomisarit Emiljano Nuhu, me synimin për ta friksuar që të mos flas më tej.

c) Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim kanosjen mafioze ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, me synimin që ato të mos dëshmojnë dhe të mos tregojnë të vërtetën, por të heshtin.

Sikurse, nga hetimi i SHÇBA dhe këqyrja e pamjeve filmike në ambientet e komisariatit të Fushë Krujës, as Nuhu por as edhe personat e akuzuar prej tij nuk rezultojnë të kenë qenë në stacionin e policisë së Fushë Krujës në datën 21 korrik, siç pretendon oficeri se është kanosur me armë në kokë nga Xhelal Rraja, vëllai i deputetit Rrahman Rraja, për të lënë të lirë djalin e tij, Rexhep Rraja i kallëzuar për ushtrim dhune nga ish e dashura, Xhisiela Maloku

Kallëzimi i opozitës për Ramën

Pas dorëzimit të kallëzimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho sqaroi këtë kallëzim dhe tha se Rama ka konsumuar tre vepra penale.  

Emiljano Nuhu iu drejtua të gjitha instancave shtetërore ku denonconte atë që kishte ndodhur. Rama e quajti horr, me këtë deklarim publik, kryeministri ka kërcënuar komisarin në kushtet e të qenit në detyrë shtetërore. Nëpërmjet deklarimit të Ramës, paralajmëroi Nuhun që të mos vijojë me publikimin e fakteve, duke u përpjekur të pengojë krimin. Ai ka kryer 3 vepra penale, së pari, kanosje për shkak të detyrës, ka ndërmarrë veprime për fshehjen e të vërtetës dhe ka kryer kanosje për të mos-kallëzuar. Këto veprime, dënohen me burg 2, 3 dhe 4 vite burg. PD dhe LSI, në emër të qytetarëve, kallëzuan Ramën, si zëdhënës së tyre, dhe denoncuam lidhjet e Ramës dhe Rilindjes me krimin. Shpresojmë që prokuroria të hetojë dhe të vejë kryeministrin para përgjegjësisë. 

Paketa anti-shpifje.
Vendi sot s’ka nevojë për paketa që synojnë të mbyllin gojën e atyre që duan të denoncojnë mafien dhe lidhjet e krimit të organizuar në Shqipëri. Thirrja është që të votohet paketa që ka sjellë opozita. Deri më tani janë paraqitur të gjitha provat dhe faktet për ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore. Presidenti nuk tha që nuk e beson, por tha që nuk e besoja se mund të ndodhnin ngjarje të tilla.

Edmond Spaho, kryetar i grupit parlamentar të PD
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
Rama e quajti gjysmagjel pas padisë, Spaho: I paske mbushur poturet e Haxhi Qamilit

Pas ironisë së kryeministrit Rama që tha se ishte i gatshëm të hetohej për padinë e opoztës që e akuzon për tre vepra penale, vjen edhe reagimi i Kreui i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Ndërsa Rama deklaroi më herët se ishte gati të përballej me padinë e dy gjysmagjelëve të opozitës, duke iu drejtuar Spahos e Vasilit, demokrati ia kthen më te njëjtën monedhë.

"Sot denoncuam ne Prokurori gjelin e rrjepur te krimit te organizuar ne Shqiperi per Kanosje për shkak të detyrës; Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe Kanosja për të mos kallëzuar, te ushtruara ndaj Nenkomisarit Emiljano Nuhu. I paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit megjithese Prokurorine e ka si paradhome te Rilindjes. Po presim te na tregosh analizat e zerit te Gones. I dergoj Inglizi apo jo? Apo do i dergoje kur te cele gjethi"

Edmond Spaho

Ora 12:36
Përgjigjia e Ramës për padinë e PD+LSI, Salianji: Sa herë Rama përmend Babalet, dikush përfundon në burg

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një postim në Facebook, shkruan se sa herë që kryeministri Edi Rama nuk pranon akuza dhe i quan denoncimet “dosje alla Babale’, dikush përfundon në burg.

Kryeministri Rama iu përgjigj kallëzimit penal të PD sot, si ‘Babale 2’ dhe se prokuroria duhet të vazhdojë të hetojë për të provuar të vërtetën.

Salianji shkruan se:

“Sa herë Rama përmend “Babalet” dhe perpiqet të ironizojë, dikush i perfundon pas hekurave për të shpëtuar disa të tjerë. Herën e parë shkoi në burg Geroni për të shpëtuar Xhafajn, këtë herë Rrahmoni për të shpetuar Ballën.“

Ora 11:35
Kallëzimi në Prokurori për Nuhun, Rama: Gati të hetohem për padinë e gjysmëgjelave

Pas kallëzimit në prokurori të opozitës për kërcënimin e Emiljano Nuhut, ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Me ironi, Rama i quan Spahon dhe Vasilin si gjysmëgjelat e opozitës në mbrojtje të "Babale2". Kreu i qeverisë thotë se është i gatshëm të hetohet për akuzat e ngritura nga pakica parlamentare, ndërsa paralajmëron se puna për paketën antishpifje vazhdon, e cila parasheh masa ligjore për rastet e shpifjes.

Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2 I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon.

Edi Rama, kryeministër

Më herët, kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili paditën Ramën në Prokurorinë e Tiranës, duke renditur tre akuza në adresë të kreut të qeverisë për kërcënimin sipas tyre ndaj Emiljano Nuhut, pas denonicmit të të këtij të fundit.  

Ora 11:30
Padia për Nuhun/ Rama e quajti ‘gjysmëgjel’, Vasili 'shthur' gojën: Ky s’flet me gojë, por me mendere

Pasi kryeministri Edi Rama reagoi për padinë e PD dhe LSI, me akuzën se kishte kërcënuar ish-oficerin Emiljano Nuhu, ka ardhur sërish përgjigjia nga kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në Facebook, Vasili ka zgjedhur t’i kthehet Ramës me një gjuhë të ashpër dhe me një fjalor banal.

“Kryeministri gjysma tru foli.... 
Ky ja ka zhveshur breket trurit te vet,ashtu si dhe trupit ndaj nuk flet me goje por mendere. Prandaj edhe qelb ere dynjane....”-shkruan Vasili.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi SHURAQI që fle me Bebelina: 04/10/2018 14:30

    Dy Pleqë Dordoleca që ju ngjajnë shumë nga Surrati , Vajzave të Fredi Kolerës! Paska patur të drejtë Gruaja e Fredi Mortjes që i bënte shoqëri Loshi 'HAMSHORIT' ! Fredi duhet tju bëjë ADNnë Vajzave , sepse NUK janë të tijat !???!! Sapër ZAGARIN (Zaganin) , duket qartazi që Dritan ZAGARI do ketë bërë ndonjë 'DOBIÇ' me VAJZËN tënde të madhe more Fredi ZGJEBSI ??!!!

    Përgjigju
  • Lili: 04/10/2018 13:29

    O booooo ka met vasili me lesh e lin pa vjedh ket popull... O pika se sju bie o kriminelat e shekullit largonu o ju fundrrinat e botes

    Përgjigju
  • agim: 04/10/2018 13:15

    Thjeshte legena pa nivel e ne sherbim te Serbvew,cudi qi i mbane toka.Prokuroria duhet ti marrin menjehere te pandehur si shpifsa dhe percarsa te kombit

    Përgjigju
  • Donela: 04/10/2018 13:10

    Fjala horr eshte teper pak per ju,funderrinat e PD-LSI.

    Përgjigju
  • ceni: 04/10/2018 12:17

    Hahahahahahahahah......... Qe te dy si Spaho edhe Vasili jane ne sherbim te Krimit dhe Krimineleve! Qe te dy jane PLEQE HAJDUTE dhe te MALLKUAR

    Përgjigju
  • Zhaku: 04/10/2018 12:08

    HAHAHAHAHAHAHAHAH! KETA DY PLEQE ZVARRANIKE KANE IKUR PER LESH! DY GOMERE DHE DY KRYEHAJDUTE TE DJALLEZUAR , QE NUK RRINE DOT PA VJEDHUR DHE GRABITUR ZYRAT E SHTETIT DHE POPULLIN SHQIPTAR ! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR QOFSHI QE TE DY JU , SI SPAHO ASHTU EDHE VASILI ! NDYRESIRA , QELBESIRA , FELLIQESIRA PLEQE.

    Përgjigju
  • PD + LSI = KRIMI ZHVATJE TRDHTI: 04/10/2018 11:42

    Nuk JaneGjysemGjela , Por Jane Dy Skutha Halesh , Dhe Dy Uritha , Qe Nuk Ju Rri Haleja Mbyllur! Qe Te Dy Keta Horra , Jane Hajdute Ordinere , Dhe Funderrina , Qe e Kane Plaçkitur Shqiperine , Kur Ishin Ne Pushtet. Thyefshi Koken , Dhe Mos e Prufshi Kurre Me Koken Ne Pushtet Ju Pleqte e Felliqur .

    Përgjigju
  • Loshi "Babai Biologjik i Fëmijëve të Fredit: 04/10/2018 11:35

    hahahahahahahahahahahah! Dy Pleqtë e Pështirë të PD dhe LSI ! Dy PLEQ të Poshtërr , që MJERË ato Femra qe i kane ne Shtepi keta MALUKATE PLEQË ! 2 PLEQË të "Pjerdhur" dhe të Përmjerë , që duan të VJEDHIN dhe ZHVASIN , Shqiptarët edhe në PLEQËRI ! Petrit HAJDUT Vasili dhe Spaho GRABTQARI janë 2 Hiena , që i gënjen mendja se do vijnë në Pushtet !

    Përgjigju
  • Lida Al: 04/10/2018 11:35

    Oh ju hengert mortja, ju hengert! Nuk dini cfare te beni e cdo dite nxirnni gjera qe vetem mendja juaj perverse mund t'i prodhoje. Merruni me programet se cfare do te beni ne te ardhmen nese doni pushtet. Ua shpifet njerezve cdo dite e kujtoni se duke share, shpifur, denoncuar, sajuar do t'i mbushni mendjen popullit t'ju ndjeke pas.Fatkeqesi qe kemi kete lloj opozite te pamend e te lige.

    Përgjigju
  • Faik: 04/10/2018 11:29

    PD + LSI = KRYEKRIMINELË dhe HORRA alla NUHU dhe ZAGARI (ZAGANI) ! Kjo është PDja dhe LesheLija ! Mbrojnë KryeKRIMINELIN NUHU , që kërkon AZIL Politik me pa të drejtë , por që shumë shpejt do EKSTRADOHET në Shqipëri me PRANGA në duar , sepse është një KRYEHORR dhe ka qenë i implikuar me lloj lloj BANDASH KRIMINALE dhe NARKO - TRAFIKANTËSH ! PD KRRIMI dhe KOPEJA me 200 PETRITAT HAJDUTË të LSIsë nuk vijnë KURRRRRRRË më në PUSHTET . Vetëm një shans ka PDja të vij në PUSHTET në 2045 , që Kryetar Partie të Zgjidhet BABALJA , ndryshe me LULIN do shkoj në GROPË .

    Përgjigju
    • Fredi DOBIÇI: 04/10/2018 14:51

      Ç'farë të Vërtetash dolën nga ato që tha ZAGARI (Zagani) more Fredi KOKËLOQJA?!?! Apo harrova që ZAGARI(Zagani) të gjeti Vajzat në Semaforet e Milanos ty Fredi dhe tê takon ta mbrosh! ZAGARI (ZAGANI) kur gjeti Vajzat e Fredi Dobiçit , i ftoi tek Hoteli i tij të dyja bashkë për Org.i , prandaj edhe Fredi ZorrëThari e mbron!

    • Tafiku: 04/10/2018 13:43

      Ato qe tha Zagani sikur dolen te verteta apo skagje o debil? Ik mjekohu dhe fala motrave, nga xhaxhi Fredi thuaj, ai qe ju ndau nga burrat.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja